Flash News
Aksident në Byppass-in e Fierit, humb jetën pasagjeri, drejtuesi dërgohet te Trauma
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Aksident i rëndë në Kroaci, humb jetën një shqiptar
Kontrollet në banesën e Veliajt, SPAK del me njoftim zyrtar
I kërkuan 20 mijë euro 36-vjeçarit, për të mos i publikuar video intime, arrestohen 3 të rinj në Tiranë
Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç: Serbët që u vranë nuk janë terroristë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar ngjarjet e fundit në Zveçan, ku mbeti i vdekur një efektiv i policisë së Kosovës dhe dy të tjerë u plagosën Vuçiç tha se Milan Radoiçiç ndodhet në Serbi dhe se do t'i përgjigjet ftesës së organeve kompetente, shkruajnë mediat serbe.
“Milan Radoiçiç nuk u fsheh kurrë, nuk kishte turp për rolin e tij. Ai patjetër do t'i përgjigjet ftesës së organeve kompetente. Gjendet në territorin e Serbisë. Ai nuk u plagos”, tha Vuçiç.
Presidenti serb foli edhe për shpalljen e ditës së sotme "Ditë Zie", pas vdekjes së 4 terroristëve që ishin pjesë e grupit që sulmuan policinë e Kosovës.
“Serbia e kremton Ditën e Zisë për shkak të ngjarjeve tragjike dhe kështu u tha, për shkak të vdekjes së të gjithë njerëzve. Nga pikëpamja e Kushtetutës, të gjithë janë qytetarë të vendit tonë, Serbia po shënon Ditën e Zisë për tre serbët dhe policin e vrarë, mendoj se është një vendim i civilizuar, serioz dhe i përgjegjshëm”, u shpreh ai.