Flash News

Kosova

Tentativa për atentat ndaj Albin Kurtit, zyra e kryeministrit: Autoritetet e parandaluan

Tentativa për atentat ndaj Albin Kurtit, zyra e kryeministrit: Autoritetet

Zyra e kryeministrit Albin Kurti ka reaguar pas publikimit të dokumenteve nga hakerat ku flitej për planin e vrasjes së Kurtit në vitin 2021.

Në një reagim për Euronews Albania, zyra e Kurtit u shpreh se institucionet e sigurisë në Kosovë janë njoftuar për planin dhe e kanë parandaluar.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi. Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”, thuhet në reagim.

Dokumenti u zbardh sot pas publikimit të disa e-maileve dhe të dhënave nga posta elektronike e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Të fundit