Flash News

Kosova

Thirrja e vëllait të Liridonës: Kush ka informacione për vrasjen, t'i dorëzojë në Polici!

Thirrja e vëllait të Liridonës: Kush ka informacione për

Vëllai i Liridona Ademajt, Leondardi është shprehur se shumë qytetarë i kanë dhënë informacione  për rastin e vrasjes së motrës së tij.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai shkruan se interesi i tij është që hetimet të mos dëmtohen nga askush.

Leonardi thekson se pret drejtësi nga ana e gjykatës dhe se hetimet ua ka besuar pikërisht Policisë dhe Prokurorisë.

Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me neve informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë.

Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve. Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës.

Interesi i familjes sonë dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, shkruan ai.

Thirrja e vëllait të Liridonës: Kush ka informacione për

Të fundit