Flash News

Kosova

Sulmuan policinë e Kosovës, Gjykata cakton masën e sigurisë për tre terroristët serb

Sulmuan policinë e Kosovës, Gjykata cakton masën e sigurisë

Ka përfunduar seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj dy të dyshuarve për sulmin terroris.

Për një prej tyre, Dejan Maksimoviç është caktuar masa paraburgim.

Ndërsa pritet të bëhet publik vendimi për personat e tjerë.

Të dielën, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit.

Nga aksioni deri tani janë konfirmuar katër sulmues të vrarë e gjashtë të arrestuar. Është kapur edhe arsenal armësh, ndërsa disa sulmues të tjerë tashmë është thënë se kanë ikur e po trajtohen në spitalet e Serbisë.

Të hënën në mbrëmje janë publikuar pamjet nga droni, në të cilën shihen lëvizjet e sulmuesve serbë brenda dhe jashtë Manastirit të Banjskës.

Të fundit