Flash News

Kosova

Vetëvendosja mbledh nënshkrime për seancën për presidentin, Kurti: Nëse nuk zgjidhet Osmani, shkojmë në zgjedhje

Vetëvendosja mbledh nënshkrime për seancën për

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar sot të mbledhë nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend për votimin e Vjosa Osmanit si presidente të Kosovës. Ende nuk është vendosur ora se kur do të thirret kjo seancë.

Osmani dhe Vetëvendosja e cila e ka kandiduar për këtë post, kanë kohë deri të hënën më 5 prill që t’i nisin procedurat për zgjedhjen e kreut të shtetit të Kosovës. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti paralajmëron se në rast se nuk plotësohen votat për të zgjedhur Vjosa Osmanin si presidente, atëhere vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.

“Situata me pandeminë e COVID-19 është e rëndë, kur e kam lënë detyrën me 3 qershor të vitit të kaluar qasja jonë ka qenë ngritje fillestar edhe mbyllje graduale. Ta keni parasysh, problemet që I kemi në sektorin e energjisë janë probleme të mëdha e të trashëguara nga e kaluara, e kemi e evidentuar problemin, por s’mund ta eliminojmë shkakun pasi janë të mëdha gabimet që janë trashëguar. Është e domosdoshme që të kemi konstituimin e institucioneve dhe atë të presidentit, në mënyrë që të kemi mandatin 4 vjeçar, përndryshe shkojmë në zgjedhje”, tha Kurti.

Për të zgjedhur presidentin, në votimin e tretë duhet të jenë 80 vota minimum, me 61 prej tyre pro një kandidati. Vetëvendosje ka 58 vota, ndërsa pritet t’i ketë edhe 8 të tjera nga minoritetet jo shumicë. Bashkë me to, i duhen minimum 14 vota nga LDK-ja për të siguruar kuorumin e nevojshëm.

Të fundit