Flash News

Kosova

'Vetëvendosja' propozon sërish Albin Kurtin si kryeministër i Kosovës

'Vetëvendosja' propozon sërish Albin Kurtin si

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish emrin e Albin Kurtit si kandidat i qeverisë së ardhshme, në mbledhjen e 59-të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca bëri prezantimin zyrtar të kandidaturës së Kurtit para Këshillit, duke theksuar legjitimitetin dhe nevojën për formimin e institucioneve të reja.“Ne kemi Kuvendin dhe do ta bëjmë Qeverinë. E kur jemi te qeveria jonë e ardhshme, më lejoni ta propozoj për kryeministër kryetarin e LVV-së, Albin Kurti”, u shpreh Konjufca.

Pas propozimit, Këshilli i Përgjithshëm votoi njëzëri pro kandidaturës së Kurtit, duke e bërë atë zyrtarisht propozimin e vetëm dhe të përbashkët të VV-së për postin e kryeministrit.

Së fundi Gjykata Kushtetuese ka ka vendosur që deri me datën 30 shtator të mos veprohet asgjë në drejtim të krijimit të institucioneve të reja, meqë mund të shkaktohen dëme të pariparueshme.

Të fundit