Flash News

Kosova

Video/ Edukatorja e kopshtit dhunon fëmijën 3-vjeçar në Kosovë

Video/ Edukatorja e kopshtit dhunon fëmijën 3-vjeçar në

Një fëmijë 3-vjeçar është dhunuar nga edukatoret e një kopshti publik në Fushë-Kosovë.

Familjarët kanë ndarë në rrjete sociale disa foto ku duket 3-vjeçari me shenja në krah. Sipas tyre, fëmija është dërguar në një dhomë pa kamera dhe më pas e kanë dhunuar sërish.

“Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fushë Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve “Gëzimi Ynë”, është rrahur brutalisht nipi im Lisi, vetëm 3 -vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qartë që po rrihet e tërhiqet zvarrë, me pas e dërgojnë në një dhomë pa kamera dhe e rrahin pa mëshirë të tri mësueset e kësaj k***e!”, thuhet në deklaratën e familjes.

Edhe në video duket qartazi momenti kur edukatorja e tërheq zvarrë fëmijën dhe vazhdon ta dhunojë.

Të fundit