Flash News

Kosova

Vjosa Osmani merr sot detyrën e presidentes pa ceremoni zyrtare

Vjosa Osmani merr sot detyrën e presidentes pa ceremoni zyrtare
Vjosa Osmani

Vjosa Osmani merr sot detyrën si presidente e Kosovës. Për shkak të situatës së pandemisë nuk do të ketë një ceremoni zyrtare, por një sërë aktivitetesh.

Aktivitetet pritet të nisin në orën 10.00 dhe gjatë ditës së sotme, Osmani do të vizitojë qendrën e vaksinimit në Prishtinë, do të bëjë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”.

Gjithashto do të presë në takim komandantin dhe gjeneralët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nxënës dhe sportistë, sipas njoftimit zyrtar për mediat kosovare.

Të fundit