Flash News

Kosova

Vjosa Osmani presidente e Kosovës pas dorëheqjes së Thaçit, kompetencat që i jep Kushtetuta dhe sa kohë qëndron në këtë post

Vjosa Osmani presidente e Kosovës pas dorëheqjes së

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i presidentit, në vend të tij është emëruar menjëherë Vjosa Osmani.

Ceremonia e pranim-dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës, pak pasi Thaçi dha dorëheqjen pasi Gjykata Speciale e Hagës i ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria, së bashku me disa ish-luftëtar të tjerë të UÇK për rreth 100 krime lufte.

Por, cilat janë kompetencat e Osmanit dhe sa do qëndrojë në këtë detyrë?

Sipas Kushtetutës së Kosovës, ajo qëndron për 6 muaj në këtë post.

Tri pikat e Kushtetutës:  

1. Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit  për  kalimin  e  përgjegjësive  duhet  të  përmbajë  veçanërisht  arsyet  dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit.

2. Në rast se nuk ka ndodhur kalimi vullnetar i përgjegjësive, Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas  konsultimit  me  konsiliumin  mjekësor,  me  dy  të  tretat  (2/3)  e  votave  të  të  gjithë deputetëve vendos nëse Presidenti i Republikës së Kosovës është përkohësisht i paaftë për të ushtruar përgjegjësitë e veta. Kryetari i Kuvendit të Kosovës do të shërbejë si ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës derisa ajo/ai të bëhet i aftë që të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive të Presidentit.

3. Posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj.

 

Të fundit