Flash News

Kosova

Vrasja e dy zyrtarëve në Kosovë, reagon kreu i PDK-së: Shumë i tronditur!

Vrasja e dy zyrtarëve në Kosovë, reagon kreu i PDK-së:

Reagon kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri pas vrasjes së dy politikanëve në Pejë.

Përmes një postimi në Facebook, Muhaxheri u shpreh i tronditur derisa ngushëlloi të afërmit e të vrarëve.

Jam shumë i tronditur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur minuta më parë në Pejë, me ç’rast u vra dhe kandidati për Kryetar të Komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit AdemajShpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve për humbjen e dy jetëve të reja”, shkroi Muhaxheri.

Në prag të zgjedhjeve lokale, dy politikanë të Partisë Demokratike në Kosovë kanë vrarë me armë zjarri njëri-tjetrin. Viktima kanë mbetur Astrit Ademaj, i cili është kandidat për kryetar në Pejë dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidati për kryetar i Deçanit. Ndërsa është plagosur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avni Ademaj.

Të fundit