Flash News

Kosova

Vrasja e Liridona Ademajt, zgjatet me dy muaj paraburgimi për Naim Murselin

Vrasja e Liridona Ademajt, zgjatet me dy muaj paraburgimi për Naim Murselin

Tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, u është zgjatur paraburgimi edhe për dy muaj.

Lajmi është konfirmuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P, dhe K.K,  Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që tre të pandehurve iu vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 31.12.2023 deri më datë 29.02.2024”, thuhet në njoftim.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor. Ngjarja fillimisht u raportua si grabitje e armatosur me pasojë vdekjen, por më pas hetimet treguan se ishte bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili kishte paguar 30 mijë euro për të vrarë Liridonën.

Të fundit