Flash News

Kosova

Vrasja e Liridonës, Osmani: Sistemi i drejtësisë të ashpërsojë dënimet ndaj dhunuesve

Vrasja e Liridonës, Osmani: Sistemi i drejtësisë të

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka folur sërish për tragjedinë e Liridona Ademajt.

Në konferencën për Integritetin e Informacionit, të organizuar nga Instituti për Demokraci (NDI), Osmani theksoi domosdoshmërinë e ashpërsimit të dënimeve për dhunuesit e grave dhe të mosnormalizimit të dhunës në shoqëri.

“Duhet të luftojmë me ngulm mosnormalizimin e dhunës. Kjo është sfidë e gjithë shoqërisë”, u shpreh Osmani.

Ajo shtoi se sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet të përballet me mangësitë në adresimin e çështjes së dhunës në baza gjinore dhe të forcojë mekanizmat e mbrojtjes.

“Janë identifikuar një sërë mungesash në mënyrën sesi funksion zinxhiri i institucioneve… është esenciale që dënimet e institucioneve tona të drejtësisë mos të jenë të tilla që të inkurajojnë dhunuesit,”  theksoi Osmani.

 

Të fundit