Flash News

Kosova

Vrasja e policit në Veri, logo e Policisë së Kosovës shfaqet në sheshin “Times Square” në New York

Vrasja e policit në Veri, logo e Policisë së Kosovës shfaqet

Vrasja e policit Afrim Bunjkau në Veri të Kosovës nga pala serbe ka nxitur reagime të shumta.

Në shenjë solidarizimi për Policinë e Kosovës, mbrëmë në sheshin “Times Square” në New York, në ekranin gjigant është shfaqur logo e policisë bashkë me atë të UÇK-së dhe FSK-së.

“Faleminderit heronjve tanë, Policisë së Kosovës. Rroftë Kosova Republikë”, ishte mbishkrimi që ishte vendosur tek fotografia ku shihej logo e Policisë së Kosovës.

Në fotografinë tjetër ku shihej logo e UÇK-së shkruhej “Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri – Afrim Bunjaku”.

 

 

Të fundit