Flash News

Kosova

Vrasja e policit serb, Kurti: Po grumbullojmë informacione, çështja nuk duhet të politizohet

Vrasja e policit serb, Kurti: Po grumbullojmë informacione,

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konference për media ka folur për vrasjen e policit serb. Ai ka deklaruar se nuk ka informacion shtesë për këtë rast, duke shtuar se çështja nuk duhet të politizohet.

“Nuk kam diçka shtesë, por organet tona të sigurisë dhe rendit po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lutur që të përcillni në vazhdim komunikatat e Policisë së Kosovës, MPB-së dhe MPJD-së.

 Autoritetet tona kompetente, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Policia, do ta informojnë publikun për gjendjen aktuale se ku jemi dhe çfarë duhet bërë në të ardhmen.

Edhe unë pres që të japin deklaratat e tyre profesionale, sepse ne besojmë se kjo çështje nuk duhet të politizohet, por të trajtohet si e tillë, nga pikëpamja e sigurisë, ligjore dhe profesionale”, tha Kurti.

Të fundit