Flash News

Kosova

Vuçiç pas takimit me Kurtin: Nuk pranoi propozimin e BE për kompromis

Vuçiç pas takimit me Kurtin: Nuk pranoi propozimin e BE për

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur pas takimit që zhvilloi sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit.

Vuçiç deklaroi se negociatat e sotme ndërmjet delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel përfunduan pa sukses.

Për gazetarët, Vuçiç u shpreh se Kurti, nuk e pranoi propozimin për kompromis të Bashkimit Evropian, shkruan N1.

“Ne patëm bisedime dhe mendoj se ato përfunduan pa sukses në drejtim të gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Të gjithë kemi propozimet tona, në fund ne si Serbi e pranuam propozimin e kompromisit të Bashkimit Evropian. Kurti nuk ka dashur ta pranojë dhe takimi ka përfunduar”, theksoi ai.

Më herët, përfundoi takimi trepalësh ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe diplomatëve të BE-së, Josep Borrell e Miroslav Lajçak.

Takimi, që u zhvillua në Bruksel, zgjati rreth dy orë. Diplomatët e BE-së, pritet të kenë sërish takime të tjera bilaterale me Kurtin dhe Vuçiçin.

Të fundit