Flash News

Kosova

Zbulohet insekti i veçantë në Bjeshkët e Namuna të Kosovës, e quajnë Potamophylax koronavirus

Zbulohet insekti i veçantë në Bjeshkët e Namuna të

Profesori i Departamentit të Biologjisë në Universitetin e Prishtinës, Halil Ibrahimi ka gjetur një insekt të veçantë që jeton vetëm në Kosovë dhe i cili u bë i famshëm botërisht pas emërimit të tij, shkuan REL.

Insekti u gjet në afërsi të Lumbardhit në Deçan. Ai jeton vetëm në Kosovë. Është i llojit Potamophylax koronavirus, shpjegon profesori. Në Ballkan ka lloje të tjera të ngjashme me të, që konsiderohen si kushërinj të tij.

Por si ky lloj me shumë gjasë nuk ka në vende të tjera përveçse në Bjeshkët e Namuna. Pjesa më e madhe e hulumtimit u krye gjatë muajve të pandemisë, ndaj dhe Ibrahimi vendosi ta “pagëzonte” me këtë emër.

Mësohet se ky lloj insekti bën një jetë të kufizuar pasi nuk fluturon, dhe kjo e bën të vështirë të largohet nga vendi ku jeton.

Të fundit