Flash News

KRYESORE

Kreu i PD-së premton 1200 euro rroga për mjekët që të ndalet largimi

Kreu i PD-së premton 1200 euro rroga për mjekët që të

Kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka një zgjidhje për të ndalur largimin e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria, duke krijuar një tjetër shqetësim për vendin. Gjatë fjalës së tij në Akademinë Politike të FRPD, ai tha se eksodi ndalet vetëm duke garantuar paga dinjitoze dhe kushte pune të sigurta.

“Vetëm nga emigracioni, për vitin 2018, humbja për ekonominë është 560 milionë euro, ndërkohë që në spitalet tona nuk ka me mjek dhe infermier. Në programin tone parashikojmë të rrisim pagat e mjekëve deri në 1200 euro, ndërsa infermierëve në 700 euro. Vetëm në këtë mënyrë ne do te arrijmë të përmbushim nevojat e vendit me staf mjekësore dhe për tu dhenë shërbime kudo ku jetojnë bashkëqytetarët tanë.”, u shpreh Basha.

Të fundit