Flash News

KRYESORE

Kryebashkiaku socialist i Devollit pushton bashkinë, reagon Salianji: Juntë debilash që institucionet i trajtojnë si fjetore

Në Bashkinë e Devollit situata është mjaft e tensionuar, pasi kryetari i ri i kësaj bashkie, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit ka shkuar në zyrë që herët në mëngjes, i shoqëruar nga forcat të shumta policie dhe 30 anëtarë të forcave speciale.

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i është bashkuar protestës para Bashkisë së Devollit, e cila është blinduar nga policia.

Ai thotë se qytetarët që mbështetin kryetarin e ligjshshëm të bashkisë së Devollit përbëjnë 60 përqind.

Salianji i quan socialistët ‘një juntë debilash që flenë nëpër institucione, duke i trajtuar si fjetore ku prodhojnë para.’

‘Qytetaret kanë dale per te mbeshtetur kryetarin e ligjshëm të Devollit të fituar thuajse 60 përqind të qytetarëve siç e keni parë nuk po lejojnë instalimin e një junte debilash të cilët flenë nëpër institucione duke i trajtuar si fjetore ku prodhojnë para.

E pate si një barkderr i shëmtuar si kryeministri Rama shkallmoi dyert dhe institucionet për te treguar se këtu nuk ka institucione,nuk ka ligj dhe vetëgjyqësia është akti që bëri dhe për të cilin do të mbajë përgjegjësi sipas një kallëzimi penal. Personi i vetëshpallur si kryebashkiak dhe që zaptoi zyrat do të kallëzohet edhe për përvetesim të titullit”- deklaroi Salianji.

 

 

 

 

 

Të fundit