Flash News

KRYESORE

Kryeministri bullgar kërkon Shqipërinë dhe Kosovën në tryezë me Greqinë dhe Serbinë

Kryeministri bullgar kërkon Shqipërinë dhe Kosovën në

Në Bukuresht po organizohet takimi i shtatë i të ashtuquajturës ‘katërshja ballkanike’, midis Rumanisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Serbisë.

Në takimin që zhvilloi me homologen rumune, Viorica Dancila, kryeministri bullgar, Bojko Borisov ka kërkuar që pjesë e këtyre takimeve të nivelit të lartë të bëhen edhe tre shtetet e tjera të Ballkanit, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

“Ky takim është një shenjë e mirë për të gjithë Ballkanin. Shpresoj që edhe Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova do të përfshihen në projektet tona. Ato janë pjesë e korridoreve evropiane të ndërlidhjes dhe transportit”, është shprehur Borisov.

Ndërkohë që Sofia lobon për përfshirjen e tre shteteve ballkanike, Greqia dhe Serbia shmangin me çdo kusht takimet rajonale ku Kosova përfaqësohet e barabartë me shtetet e tjera.

Të fundit