Flash News

KRYESORE

Kryeministri i qeverisë tranzitore, Nora Malaj ‘sponsorizon’ kandidatin që refuzohet nga Partia Demokratike

Kryeministri i qeverisë tranzitore, Nora Malaj ‘sponsorizon’

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj ‘sponsorison’ Ditmir Bushatin për kryeministër të qeverisë tranzitore. Në studion e emisionit ‘360 grade’, Malaj vlerësoi Zotin Bushati si një kandidaturë shumë interesante, që do pranohej nga LSI-ja.

“Ne jemi të majtë në ideologji, por në kauzën e madhe që po ndodh sot në këtë komb duhet të bëjmë zgjidhjen e problemit. Zoti Bushati mund të jetë një kandidaturë shumë interesante për qeverinë tranzitore”, deklaroi Malaj.

Pak kohë më parë ish-deputeti i PD-së, Romeo Gurakuqi u shpreh hapur kundër kandidaturës së Bushatit. “Te mos e mendoje ndonje nga zedhenesit e perkushtuar te Ortakerise, qe kriza do te zgjidhet duke zevendesuar djalin aventurier te anetarit te Presidiumit te Kuvendit Popullor, me djalin ‘patriot’ te anetarit te Komitetit Qendror!”, shkruante Gurakuqi në një status në ‘Facebook’ më 18 shkurt.

Opozita kerkon krijimin e nje qeverie tranzitore pa Ramen kryeminister ndersa kabineti te jete me figura te gjithe-pranuara nga palet. Ne diskursin publik, mazhoranca eshte shprehur e hapur per dialog, por pa bere hapa konkret.

Kryeministri i qeverisë tranzitore, deputeti Gurakuqi: Refuzojmë djalin ‘patriot’ të anëtarit të Komitetit Qendror

Të fundit