Flash News

KRYESORE

Atentat në Lezhë, ekzekutohet kushëriri i Ardian Nikulajt

Atentat në Lezhë, ekzekutohet kushëriri i Ardian Nikulajt

Të shtënat me armë zjarri kanë lënë të plagosur rëndë Eno Nikulajn, kushëriri i biznesmenit të ekzekutuar Ardian Nikulaj.

Eno Nikulaj është qëlluar përballë portës të ujesjëllësit të Lezhës, brenda foristradës së tij ML.

Nikulaj është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e autorëve.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi Entjan Nikulaj, ju informojmë se: Ky shtetas, si pasojë e plagëve të marra, pavarësisht ndihmës dhe trajtimit të menjëhershëm mjekësor, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës”, konfirmoi policia në një informacion për mediat.

Të fundit