Flash News

KRYESORE

112 vite shtet... ‘i zbrazur’ nga emigracioni masiv

112 vite shtet... ‘i zbrazur’ nga emigracioni masiv

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Sot, ky përvjetor e gjen vendin më të zbrazur se kurrë ndër vite.

Shqipëria numëron sot 2.4 milionë banorë, nga të cilët 488 mijë janë nën moshën 18 vjeç. Gjenerata e re e vendit e cila ka zgjedhur rrugën e emigrimit, po vjen duke u rrudhur gjithnjë e më shumë.

Ritmet e larta të emigracionit, i cili vlerësohet të jetë 48%, pra më lartë se norma e përgjithshme e migrimit, kanë bërë që në Shqipëri të jetojnë më shumë persona që i përkasin moshës së tretë.

Një vend që po përballet me plakjen e shpejtë, largimin masiv të trurit dhe humbjen e forcës punëtorë, gjendet sot përballë një sfide për të ndaluar largimin e të rinjve.

Sipas statistikave të Censi-t, grupi i të rinjve është 277 mijë vetë, ndërsa grupi i njerëzve në prag pensioni është 373 mijë vetë, gjë që do të thotë se ka 3 pensionistë të ardhshëm për çdo dy punëtorë të ardhshëm.

Censi gjeti më pak fëmijë të moshës 2 vjeç, pra shqiptarët e lindur në vitin 2022, se sa ishte numri i lindjeve në këtë vit dhe të numëruarit e Censit janë gjithnjë e më pak në krahasim me lindjet sa më pas në kohë të shkosh.

Nga të dhënat e krahasuar për periudhën 1990-2023, në Shqipëri kanë lindur 1.5 milionë qytetarë dhe rreth 40% e të lindurve në këtë periudhë nuk janë në Shqipëri.

Kambanat e alarmit bien për zhvillimin ekonomik, social e jo vetëm, pasi mungesa e grupmoshave të reja, bëhet pengesë për zhvillimin ekonomik. Po ashtu, lindjet e pakta ndikojnë në shtesën negative të popullsisë.

Të dhënat e Cens na tregojnë se sot, Shqipëria, feston 112-vjetorin e Pavarësisë, por si një shtet i zbrazur nga të rinjtë dhe që tashmë po shkon drejt plakjes së popullsisë.

Të fundit