Flash News

KRYESORE

17 deputetët që thyen herësin, tre prej tyre përmbysën listën e partive

17 deputetët që thyen herësin, tre prej tyre përmbysën

Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, vota për kandidatin preferencial ishte një risi e 25 prillit.

Krahas subjektit politik, në fletën e votimit zgjedhësit votuan edhe kandidatin preferencial për deputet, që në Fletën e Votimit do identifikohej nga një numër e jo emri i tij.

Lista fituese e kandidatëve për deputetë pas numërimit të votave për partitë, mund të thyenin herësin vetëm nëse një kandidat që renditej poshtë ‘vijës së kuqe’, merrte më shumë vota preferenciale se mesatarja e votave të partisë.

Në këto zgjedhje, 17 deputetë kanë arritur të thyejnë herësin e përcaktuar (Edi Rama në Vlorë dhe në Durrës).

Politikani më i votuar ishte kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ndjekur nga ish ministri Fatmir Xhafa dhe në vend të tretë kreu i PD, Lulzim Basha. 

Tre prej emrave më të votuar arritën që me votat preferenciale të zgjedhesve përmbysën listat e partive. Bëhet fjalë për Fatmir Xhafajn i PS, Ornaldo Rakipi PS dhe Luçiano Boçi i PD në Elbasan.  

Lista me emrat dhe votat perkatese:

1. TAULANT BALLA          PS           21,604

2. FATMIR XHAFAJ           PS           16,693

3. LULZIM BASHA             PD-AN     16,073

4. EDI RAMA                     PS          15,871

5. ORNALDO RAKIPI        PS            15,658

6. ERION BRAÇE            PS             15,622

7. BELINDA BALLUKU      PS           15,345

8. AGRON SHEHAJ           PD-AN      13,780

9. ETJEN XHAFAJ               PS           12,764

10. BLENDI KLOSI              PS           12,339

11. BLEDAR ÇUÇI              PS           11,932

12. BELIND KËLLIÇI           PD-AN     11,577

13. SAIMIR HASALLA       PS              11,518

14. NIKO PELESHI             PS           11,479

15. EDI RAMA                 PS              11,412

16. ARBEN AHMETAJ      PS                11,274

17. LUÇIANO BOÇI           PD-AN       10,930

18. GRAMOZ RUÇI           PS             10,292

Të fundit