Flash News

KRYESORE

A u shkelën praktikat diplomatike për ‘shkarkimin’ e Yuri Kim?

A u shkelën praktikat diplomatike për ‘shkarkimin’ e Yuri

Një postim jo i zakontë i Ministrisë së Punëve të Jashtme, e drejtuar nga Olta Xhaçka shkaktoi jo pak habi dhe reagime, teksa njoftonte me pretendimin se po shuan interesin e gazetarëve, se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim në Tiranë.

“Për të shmangur çdo spekulim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente”, shkruhet në njoftim.

Njoftimi i MEPJ ngjalli jo pak reagime në publik, duke hedhur dyshime për mënyrën se si janë zbatuar praktikat diplomatike mes vendeve. Burime të Politiko.al bëjnë me dije se procedurat e zëvendësimit të një ambasadori nuk nisin nga vendi pritës, por shteti që ka përfaqësinë, në këtë rast nga Departamenti i Shtetit Amerikan.   

“Emërimi, shkarkimi, zëvendësimi është politikë e shtetit qe ka përfaqësinë në një vend tjetër. Nuk është tager e shtetit pritës te filloje kjo procedurë. Në këtë rast, nuk i fillon MEPJ procedurat e zëvendësimit, sepse është tagër i Departamentit të Shtetit”, i thotë një burim Politiko.

Deri tani, analistët dhe njohës të politikës e shohin këtë reagim si një sulm nga kryeministri Edi Rama.

 

Të fundit