Flash News

Ditari i Opozitës

Analisti pro Bashës i quan komunistë kritikët e tij: Ata duhet të durojnë dhe të sakrifikojnë, dhe Zoti do ta ndëshkojë Ramën

Analisti pro Bashës i quan komunistë kritikët e tij: Ata duhet

Fitim Zekthi analisti që gjatë dy ditëve të fundit shihet në studiot televizive në mbrojtje të kryetarit Bashsa dhe kundër kritikëve që kërkojnë largimin e tij, është kundër debatit për ndërrimin e lidershipit të PD. Në një shkrim për gazetën Panorama, ai thekson se “debati brenda PD-së do të duhet të kishte vetëm për synim analizën e regjimit dhe gjetjen e mënyrave për të rezistuar gjetjen e mënyrave për të qenë bashkë, për të thënë të vërtetën e madhe dhe për të qëndruar si digë edhe me sakrifica, edhe me durim përballë”.

Një besimtar i devotshëm musliman, Zekthi konkludon se “çdo pushtet i takon vetëm Zotit dhe Ai ia jep atij që do pushtetin si sprovë dhe e lë jashtë pushtetit atë që do gjithashtu si sprovë. Pra, është një sprovë për opozitën kjo humbje, është një sprovë për Shqipërinë edhe ardhmja e një qeverie kaq të keqe për njerëzit dhe vendin”.

Ai shton se shqiptarët dhe opozita duhet të dinë ta kalojnë këtë sprovë me durim, dinjitet dhe sakrificë. “Nuk ka pse shokohen apo shkatërrohen njerëzit e opozitës dhe sidomos politikanët e PD-së pse u humb përballë një regjimi, por të durojnë sprovën”.

Analisti bën paralelizma me komunzimin duke thënë se paraardhësit tanë kanë duruar Koçi Xoxen apo Enver Hoxhën dhe kanë ditur të qëndrojnë me sakrificë dhe dinjitet.

Ndërkohë që ne durojmë, sipas Zekthit, “Zoti do ta poshtërojë qeveritarin zullumqar, por ne duhet të jemi në rregull dhe duhet të bëjmë gjënë e duhur”.  

Ndër të tjera ai i quan të majtë dhe komunistë kritikët e Bashës sepse ata nuk pranojnë të durojnë dhe të sakrifikojnë.

Të fundit