Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Analiza/ Romeo Gurakuqi : Ja pse rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk ishte i papritur
Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit 2021, për cilindo vëzhgues të vëmendshëm dhe të përhershëm të jetës shoqërore dhe politike të Shqipërisë, nuk ishte i papritur. Një kombinim faktorësh të hershëm dhe fundor, që lidhen me menyrën se si funksionon demokracia dhe sistemi kushtetues dhe ligjor i këtij vendi, me thelbin e pozitës kontrolluese të gjithshkaje dhe strukturën e opozitës, me kulturën e udhëheqësive, me mënyrën e realizimit të vendimarrjeve partiake, me lënien e paprekur të deformimeve administrative, kulturore dhe krahinore të realizuara me plan nga socialistët, me zhbalancimin e numrave të kolegjeve elektorale mes rajoneve, përjashtimin e emigrantëve nga të drejtat elektorale, të gjitha këto na e kanë përafruar me kohë parashikimin e produktit të dalë nga ky proces.
Përfaqësitë e vendeve aleate të Shqipërisë u angazhuan tërësisht për rivendosjen në standardet kushtetuese të jetës politike dhe demokracisë, përmes garantimit të zgjedhjeve të lira dhe reformimit institucional. Ata ndërmjetësuan për qetësimin e krizës së dorëzimit të mandateve, marrëveshjen e 5 qershorit 2020; i kujtuan herë pas here klasës politike shqiptare, parimet, prioritetet dhe vijat e kuqe që nuk duhet të kapërcehen. Të tilla ishin edhe mesazhet e zv. Ndihmës Sekretarit të Shtetit Palmer në vizitën virtuale në Tiranë: kandidatë të besueshëm, zgjedhje transparente dhe me standarde, qeverisje e nesërme që vijon refomën në drejtësi. Mirëpo, për vezhguesit e përditshëm të situatës shqiptare, duket qartë se asgjë nuk arriti ta ndalë udhën e përkundërt më këto pritshmëri, që ka marrë jeta politike e pa reformuar. Jetojmë në një vend ku sfera publike ka dy fytyra: një fallse për t’ia paraqitur të huajve dhe një tjetër realiste për konsumin e përditshëm të vendalinjve, kapërthyer nga një kontroll sistemik i gjithanshëm i lirisë së votës, fjalës dhe vullnetit të qytetarëve. Dhe në të vërtetë, ndërkohë që me zonjën Kim dhe zotin Palmer përbetimet e ndërshmërisë dhe seriozitetit të qeverisë nuk kanë fund, në terren, “zënia e elektoratit” filloi muaj përpara, kandidatët u emëruan nga kryetarët, përplasja e shërbestarëve të politikës kishte filluar me ngjarje që ndërlikoheshin në dhunë çdo ditë në një seksion të errët dhe të pakapshëm për qytetarët dhe organet ligjzbatuese.
Në pamje të parë ngjan se ndërkombëtarët negociojnë me elitën e vendit, nisur nga parimi se në partitë politike, që kontrollojnë punët e përditshme të Shqipërisë, është e organizuar pjesa më e ndritur dhe emancipuar e shoqërisë. Po ashtu presupozohet se vendimarrjet partiake dhe përzgjedhja e burimeve njerëzore vijnë për shkak të respektimit të rregullave statutore, që imponojnë një demokraci të brendshme, kritere elitare, respektim të komuniteteve kulturore, për rrjedhojë edhe përfaqësi të vullnetit sovran. Në fakt asgjë e tillë nuk është e vertetë. Sistemi politik ka përshtatur një kontroll piramidal të partive politike, prej drejtimit themelor të prapaskenës, ndaj të cilit vetë-ofrohen nën garanci me spektër të gjerë, kandidatët për poste, ose përzgjidhen sipas planeve, personazhe lehtësisht të kontrollueshëm, shkollimi i të cilëve në shumë raste nuk është i qartë në pikëpamje kronologjike dhe faktike. Kushdo që nuk respekton këtë skemë përkuljeje nën suport “kolosësh”, mbetet jashtë. Cilido rishtar që nuk bën pjesë në këtë skemë, ka rezultuar i nevojshëm vetëm për të ndërtuar një alibi kalimtare pastërtie dhe kinse parimesh për kontrollorët e mëdhenj, por kurrë më shumë se kaq. Ngjan sikur jemi në dekadat e fundit të Perandorisë Otomane, kur vezirët ndanin dhe dhuronin çifligjet ndaj çifligarëve të kooptuar kundrejt shërbimeve, por në fakt jemi në Shqipërinë e vitit 2021, vendi i vetëm ballkanik ku hija e së shkuemes nuk u shkul nga veset e shoqërisë qeverisëse. Madje, vetë Kryeveziri vazhdon të jetë i programuar dhe i ndihmuar në kryeqendrën e ish-perandorisë edhe për të vu në rresht deri edhe 60 shtetas të tij rebelë, që i bllokojnë kullën e vetme komanduese të hapësirës ajrore (Kulla e Rinasit, si moduli tipik i nepotizmit kapilar dhe e kompromisit mes sherrnajës në Arnautistan, kazus për shqyrtim të thelluar).
Sistemi zgjedhor i krijuar dhe i mbajtur me forcë në këmbë prej dekadash, në qoftë se nuk do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore pas këtyre zgjedhjeve, nga një qeveri e re e teknicienëve europianistë të pranuar nga palët (unë nuk kam shpresë që socialistët mund ta bëjnë këtë gjë, për shkak të vullnetit të tyre sundues), pavarësisht rezultatit, përjashton tërësisht dhe me afat të gjatë nga pjesëmarrja në jetën politike të vendit, eliten intelektuale dhe profesioniste, përfaqësuesit e mirëfilltë të komuniteteve. Askush nga profesorati universitar dhe akademik, klasa e teknicienëvë të mirëfilltë, brezi i ri i shkolluar përnjimend jashtë vendit, nuk ka me pasë mundësi të vendoset në shërbim të vendit në mënyrë realisht ndikuese dhe imponuese, për shkak të këtij mekanizmi të ndërlikuar zgjedhor, në qoftë se sistemi politik nuk ndryshon. Imagjojeni se çfarë ka ndodhë në dhjetëvjeçarë me kontrollin e programuar të lirisë zgjedhore: vullneti i të mëdhenjve, përmes ligjit zgjedhor të menduar deri në detaje për ta ruajtur këtë monopol kontrolli piramidal të individevë të prapaskenës, ua ka afruar qytetarëve përfaqësinë siç ka dashtë vetë, pa asnjë mundësi praktike ndryshimi dhe kandidimi të çdo intelektuali, jashtë programimit themelor partiak, rrethit shërbenjës, familjarëve të tyre të gjithpushtetshëm që fusin hundët në çdo cep.
Nga ana tjetër, shitblerja paraprake e votës së njerezve të varfër të shoqërisë mbetet në të vërtetë problemi i madh i zgjedhjeve te 25 prillit, që ndryshe nga qershori i vitit 2017, tani ndodhi haptas dhe pa druajtje. Shitblerja u realizua përmes një rrjeti të "sipërmarrësve" elektoralë, njerëzish të fortë dhe të padukshëm zonalë, të ngarkuar dhe të shpërndarë në territor, që garantojne dhe marrin përgjegjësi para “Ngarkuesve të Mëdhenj”, bosëve komandues të prapaskenës, që “shkruajnë” urdhër-shërbimet. Pjesë tjetër e kësaj ndërhyrjeje të paparashikuar nga ligja është sistemi i patronazhimit, ndërtuar kohë më parë, përmes verifikimit në terren të qytetarëve, që qartazi kapërcen kufizat e lejuara nga ligja, duke arritur në limitet e një vepre penale të shumëfishtë. Dhe ne jemi në rrethanat që urdhëruesit e shënjestrimit të të dhënave personale, kanë marrë sot pushtet, janë të paprekshëm, kanë çdo gjë në dorë dhe mundohen ta kalojnë me tallje këtë shkelje në komunikimin publik.
Mirëpo, shitja e votës nga shtresat e varfëra të shoqërisë është vetëm pasojë e një “gabimi” sistemik: para se ky fenomen të ndodhë, të tjera fenomene edhe më të rënda i kanë paraprirë pa u ndalë dot dhe e kanë minuar pastërtinë e sferës publike:
1. zënia jo sovrane, pa zbatimin e asnjë metodologjie në vlerësim, me garanci dhe ndërmjetësi të paqartë e vendeve në listat e përfaqësimit, ndërhyrja ndërmjetësve të mëdhenj (sekserë i quan populli), nga ato që ngrejnë kullat deri tek grosistët, në procesin e nominimeve të vendimarrësve finalë, në mbështetjen dhe garantimin e përfaqësuesve provincialë;
2.vendosja në listat e kandidatëve, e personazheve, që nuk dihet nga u burojnë të ardhurat, e atyre që janë përfshirë në shitjen me nji lek të pronave publike, e pastruesve të parave përmes ndërtimeve të të tjerëve (prestanomi) në qytetet kryesore të vendit, e njerëzve fasadë, pas të cilëve ka përherë, ose një njëri që gëzon pushtet ekzekutiv, lokal ose qendror, ose një "adjutant" të një komanduesi të padukshëm, që mendon për të nesërmen duke financuar pakëz të sotmen zgjedhore;
3. asnjë transparencë paraprake financiare dhe asnjë detyrim raportimesh të të ardhurave për fushaten nuk është vendosur strikt nga rregullatorët e procesit zgjedhor, duke krijuar një pabarazi në perzgjedhjen e elektoratit dhe përplasje kandidatësh kinse të një ngjyre.
4. Në zgjedhjet e zhvilluara ka një angazhim në përmasa të paimagjinueshme edhe të krimit të organizuar, bosëve të mirënjohur të ngjarjeve më të rënda kriminale në vend, të kooptuar me porosi për muajin prill 2021, që kulmoi në përplasje të frikshme, për të cilat qeveria hesht, ndërsa Policia nuk guxoi t’i parandalojë.
Kemi të bëjmë me një piramidë të tërë njërëzish të lidhur në shkëmbim interesash, ndërmjetësim dhe garantim pushteti dhe paraje, në mëkate, tarafe dhe klane, lidhjesh të vjetra dhe të reja, që priret drejt ringjitjes si përherë në organin më të lartë sovran dhe djegies së shpresës për shqiptarët në 4 vitet e ardhshme për drejtësi, paqe, dekriminalizim kuptimplotë dhe de-analfabetizim kapilar. Një koleksion njërëzish të paarrirë në profesionet e tyre formale, pa shkollime transparente me publikun, priret të zotnojë organin sovran, falë një merite të vetme: shërbimit më ulurima mujshare, përuljes, bindjes, nënshtrimit ndaj njëshave të errësirës dhe dritës dhe garantimit financiar të dikujt në prapaskenë, që pret kompensim adekuat.
Para kësaj piramide të padrejtësisë politike është fishkur sovraniteti i popullit, janë shuar statutet, rregullat e konkurencës së ndershme, mbi bazen e të cilave është marrë e drejta e funksionimit të organizatës politike nga Shteti; është zeruar Kodi i Ri Zgjedhor, Karta e Lirive dhe Kushtetuta. Para kesaj piramide të padrejtësisë bie shpresa për një Drejtesi të Re Shtetërore, Integrimi Europian dhe Misioni ODHIR ngjan të jetë një grup marinarësh, që përpiqen të kuptojnë ku ndodhet anija tyre, në mes një oqeani të trazuar të një demokracie të ngatërruar ndër nyje të pazgjidhshme, që ngërçohen në vilat e periferisë së Tiranës.
Ky vend është aq larg çdo vendi tjeter normal te Europës, i pangjashëm me ndonjë vend tjetër Ballkanik ku europianizimi ka ngulë rranjë dhe tallavaja është harruar. Është Republika e Oligarkëve të Shqipërisë, e politikaneve të gjithpushtetshëm apo pronarëve të tyre ne hije, një shtet në të cilin kushtetuta nuk ka vlerë universale për të gjithë shoqërinë, por në mënyrë të përshkallëzuar, sipas funksioneve kontrolluese, vetëm për rreth 5% të popullsisë së saj. Të tjerët janë veç numra turmash, të cilët, ose duhet të llogorizohen në skemë, ose të vuajnë përjashtimin, diskriminimin e përbindshëm të heshtur dhe të përgatiten për emigrim. Është pra shteti që nxjerr jashtë popullin e vet me kamzhikun e agallarëve, plot sy dhe veshë në shërbim të komanduesve; ai shteti në të cilin udhëheqësit përgatitën të zëvendësojnë popullin arbnor me emigrantë të Lindjes së Largët; ai shteti që përsekuton me heqje buke dhe goditje spastruese pasardhësit e familjeve që rilindën Shqipninë Arbnore, kulturalisht, politikisht dhe qytetarisht. Është një shoqëri që e kontrollon dhe e komandon lirinë politike të qytetarëve, fjalën e intelektualëve, të cilët do të duhet të flasin vetëm për atë çfarë flasin të parët, kurr nji herë ndryshe nga kaseta ose qarkorja e tyre, sepse atëherë bëhen armiq, duhet të prozhmohen dhe linçohen nga trushplarët, servilët dhe “ushtarët” me kohë të plotë të zyrave sekrete të “pronarëve”. Është një shoqëri që mbështetet mbi modelin e përkrahjes në heshtje të korrupsionit, si model për të përparuar; mbi tarafin, nepotizmin, lidhjet farefisnore pa ngjyrë politike, por të shpërndarë gjithandej në një përkrahje të posaçme klanore, që përjashton çdo tjetër që nuk bën pjesë në këtë grup të përcaktuar për të qenë në tavën e çdo përfitimi publik; një shoqëri që mbështetet mbi mujsharinë në komunikimin politik, si model për të bërë përpara në jetë; një shoqëri që mbështetet mbi padrejtësitë e të marumve dhe babzitunve, që kanë firmat, vulat, çelësat e fatit dhe udhët e së ardhmes. Kjo është e vërteta e idhët, të cilën duhet të kemi guximin ta njohim, ta pranojmë dhe të premtojmë se do ta korrigjojmë me themel, mbasi ndryshe pak shanse do të kemi për përparim dhe shpëtim të shtetit dhe kombit tonë si europianë të njimendtë.
Në këto rrethana të rënda të një kohe të pangjashme, që fshihet me dashje nga pjesa më e madhe e përpunuesve të opinionit publik, misioni i vetëm “mbetet ndihja e popullit”, rizgjimi i tij, orientimi në rrugën e duhur, përmes shembullit personal jo gënjeshtrës sistematike dhe llafeve boshe, përuljes dhe jo krekosjes, urtësisë dhe jo madhështisë pa bosht, transparencës në vendimarrje dhe jo shmangies, rrëfimit të sinqertë dhe jo bishtnimit, kërkesës së faljes, mbrojtjes së njimendtë të vlerave kombëtare dhe demokratike dhe jo rrenës. Yryshi i kotësisë drejt majës, ambicja e të errësuarve që nuk masin dot kapacitetet vetjake, shtysa egoiste e grave të reja pasunare, të shfrenuara nga paraja e arritun pa mund, të gjitha së bashku janë në fakt forca tërheqëse e rrumujës, që nuk mund ta ndihë dot masivisht një shoqëri që ka nevojë të reformohet, pastrohet, europianizohet dhe laicizohet.
Dhe nuk duhet të harrojmë se kur "nji brezni apo popull i tanë e humb drejtimin”, ecën vetvetiu mbas humbamenove dhe etërve të tyre, “s'ka Zot që e ndih", s’ka motorr që e lëviz nga shtrati i përgjumjes dhe pranimit të së keqes me vetdorëzim. Dhe një shoqëri kështu e ndërtueme, nuk mund të ketë jetë të gjatë mbi këto binarë të kalbur.
Ndërkohë, ndihja nuk mund të ndodhë nga shënjestrues batallë, që i përkasin nga pikëpamja e prejardhjes ideologjike, një bote po aq të vjetër, po aq të korruptuar dhe po aq mëkatare sa edhe “specialistët” e sotëm të ngrirjes e përjetësimit të pushteteve majtiste. Në mënyrë të kontrolluar një pastrim dhe korrigjim strukturor duhet të ndodhë në këtë vend, që nuk mund të realizohet në asnjë rast nga kalcifikuesit e regjimit të ri monopartiak të Shqipërisë 2019-2021.
Shkodër, me, 28. 04.2021
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14