Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Platforma e anëtarit të KK të PD/ "Asnjë nxitim, asnjë gabim!": Beteja që na pret. Partia të drejtohet nga tre personalitete
nga Andi Mustafaj*
I drobitur dhe i zhgënjyer, i trullosur dhe i plagosur, në mesin e një nate, e cila duket e pafundme po ulem të shkruaj dy fjalë. Është hera e parë që e bëj në cilësinë e anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Shqipëria sot nuk ka fituar. Kundrejt asaj që duket e thuhet, shihet e dëgjohet, sot kanë fituar zhbërësit metodik të vlerave shtetërore, shoqërore dhe individuale. Me një saktësi kirurgjikale, Rilindja e Edi Ramës ka vendosur dhe më pas rrenjosur ”Sistemin e Konfuzionit të Përhershëm (SKOP)”.
Në këtë sistem qytetari shqiptar ka humbur pikat e referencës të nevojshme për të vlerësuar se çfarë është e mirë dhe çfarë nuk është. Më keq, në këtë sistem, qytetari shqiptar nuk është më në gjendje të vlerësojë as se çfarë është normale dhe jo, element ky neutral, i zhveshur nga petku i gjykimit moral.
Si shtet, janë nëpërkëmbur vlerat e ndarjes së pushtetit, të respektit për institucionet, të integritetit të nëpunësit, të punës në dobi të interesit të përbashkët, të ruajtjes së aseteve strategjike kombëtare. Si shoqëri janë nëpërkëmbur vlerat e vëllazërisë, të barazisë, të krenarisë, të lirisë, të përgjegjësisë ndaj brezave që pasojnë. Si individ, janë nëpërkëmbur vlerat e luftës ndaj së keqes, të mospajtimit me padrejtësitë dhe mbi të gjitha të respektit për veten.
Tërmeti, patronazhisti, ofendimi, kërcënimi, tallja, oligarkia, legalizimi, krimi i organizuar, mushkonjat, mbikqyrja e sa e sa terma e skandale të tjerë dalë zhveshur në mesin e sheshit publik janë kthyer tashmë në shaka e në koncepte të mirëimplementuara në: ”Sistemin e Konfuzionit të Përhershëm”. Duke qeshë e duke ja ngjeshë, qytetari i humbur në këtë vorbull kaotike pranon si të mirëqenë të papranueshmen.
Sot Shqipëria është goditur nga SKOP-i i Edi Ramës, por ajo qëndron akoma në këmbë për sa kohë ka njerëz që besojnë në të dhe për sa kohë ka njerëz që besojnë se vlerat duhet të udhezojnë hapat që hedhim si individ, si shoqëri dhe si shtet.
Partia Demokratike ka një rol shumë të madh për të luajtur në këtë udhë të vështirë. E ka sigurisht si partia më e madhe opozitare, por e ka gjithashtu si streha e fundit e ëndërrimtarëve dhe qëndrestarëve.
Në mënyrë që ajo ta kryejë sot rolin e saj, unë propozoj një platformë e cila mbart në vetvete një filozofi dhe një organizim të ri. Kjo platformë mund të përmblidhet në togfjalëshin: ”Asnjë nxitim, asnjë gabim !”.
Filozofia e platformës: "Asnjë nxitim, asnjë gabim!”
Le të mos gënjejmë veten, vjedhja masive e votave, prezenca e gjithanshme e bandave, fuqizimi i oligarkisë në shërbim të pushtetit, instalimi i sistemit të mbikqyrjes së popullsisë na detyron të dalim nga një lloj naiviteti, i cili na ka futur në një rrugë qorrsokake.
“Asnjë nxitim, asnjë gabim!” është një qasje filozofike, e cila e integron këtë realitet, që njeh sesa e rëndë është situata dhe se si, çdo vendim, çdo dalje në publik dhe çdo veprimtari e përfaqësuesve të opozitës ka pasoja të mëdha mbi popullsinë dhe mbi kundërshtarin, i cili me një mençuri diabolike e rikthen si një bumerang.
Asnjë nxitim sepse duhet t'i jepet fund bërjes së politikës dhe opozitës në Facebook. Hedhja e ideve me anë të postimit të dy fjalive, nën peshën e emocionit apo në kushtet e pa përgatitjes duhet të zhduket perfundimisht si praktikë. Politika kërkon përgatitje, lufta ndaj së keqes kërkon një përgatitje akoma më të madhe.
Kauzat duhet të mbrohen me strategji, me plan veprimi, me koordinim dhe sigurisht me një komunikacion të niveleve më të larta.
Asnje nxitim sepse gabime lehtësisht të shmangshme i kanë kushtuar shumë gjatë këtyre viteve Partisë Demokratike dhe si pasojë edhe shumë qytetarëve shqiptarë.
Asnjë nxitim për të kujtuar nevojën jetësore të konsultimit me palët e ndryshme të implikuara dhe të ditura mbi çështje të caktuara, konsultime këto që mund të sjellin ide të reja ose mbështetje të forta në mbrojtje të kauzave thelbësore.
Asnjë nxitim si një kundërpërgjigje ndaj kurtheve të njëpasnjëshëm të ngritura nga makina propagandistike e Rilindjes.
Asnjë gabim për të kujtuar dhe për të përsëritur në mënyrë të palodhur sa herë të jetë e nevojshme se parimi i përgjegjësisë është themelor. Ai duhet të mishërohet në çdo moment të veprimtarisë sonë politike. Është një përgjegjësi ndaj rolit të opozitarit dhe ndaj qytetareve të thjeshtë, të cilët, të shkelur nga një shtet abuziv kthejnë kokën plotë shpresë për një të ardhme më të mirë.
Asnjë gabim sepse tashmë e shohim se kostoja për t’u paguar nga qytetarët dhe nga vendi është tej mase e lartë.
Asnjë gabim për të dalë nga sundimi i pandëshkueshmërisë se politikanëve e cila, ç'është e vërteta fillon që në opozitë.
"Asnjë nxitim, asnjë gabim", është një qasje e re, e rreptë, gati ushtarake e ushtrimit të veprimtarisë opozitare. Është një qasje, e cila nuk mbyll sytë përballë situatës së rënduar duke vënë përpara përgjegjësisë çdo përfaqësues të opozitës.
Organizimi politik i platformës ”Asnjë nxitim, asnjë gabim”
Është e lehtë që sot, në çoroditjen e përgjithshme, të drejtohen gishtat te njëri apo te tjetri dhe të mendohet se një zëvendësim njerëzish do të sjellë mrekullisht një përmirësim të opozitës shqiptare.
Është një iluzion i rrezikshëm që ndërhyn pa marrë në konsideratë realitetin në të cilin jetojmë dhe aftësinë e SKOP-it për të goditur çdo gjë që e cenon. Është njëherësh një nxitim dhe një gabim.
Në vleresimin tim, në mënyrë që Partia Demokratike të mos humbë sensin e prioriteteve dhe njëherësh kohezionin e nevojshëm për t’ju përgjigjur problematikave të sipërpërmendura duhet të shtyj për një kohë të dytë zgjedhjen e kryetarit të ri. Institucionet e reja që duhet të vijnë duhet të frymëzohen nga një metaforë e trupit të njeriut: duhet koka për të menduar, goja për t’u shprehur, veshët për të degjuar, dora për të vepruar, këmba për të ecur.
Koka për të menduar: një drejtim kolegjial për një periudhë kalimtare
Drejtimin e Partisë Demokratike duhet ta marrë një organ kolegjial i përbërë prej 3 personalitetesh. Këto tre personalitete duhet të vijnë në këtë detyrë me qëllimin e vetëm të krijimit të kushteve për rimëkëmbjen e Partisë dhe për nxjerrjen në pah të figurave që do të bëjnë garën elektorale lokale dhe më pas atë kombëtare. Pra, ato nuk duhet të kenë të drejtën të garojnë më vonë për kreun e Partisë Demokratike.
"Asnjë nxitim, asnjë gabim", do të thotë gjithashtu që të merret koha e nevojshme për të ringritur struktura të shëndetshme dhe të forta. Ndaj, mandati i këtij Komisioni Drejtues duhet të zgjasë deri në përfundimin e zgjedhjeve lokale që do vijnë.
Gjatë vitit të parë, ky organ kolegjial duhet të nisë rimëmëkëmbjen e strukturave të Partisë Demokratike dhe përgatitjen e kushteve për organizimin e primareve brenda Partisë për çdo bashki të vendit që të dalin kandidatët më të mirë të mundshëm, që të ballafaqohen idetë politike dhe të pushtohet në mënyrë pozitive hapssira mediatike.
Kandidatët që do të dalin duhet të bëjnë fushatë më pas për një vit të tërë në mënyrë që të kenë kohën e nevojshme për të krijuar një profil politik lokal dhe një program për të përmbysur bashkitë e sunduara.
Vetëm më pas duhet të përzgjidhet kryetari i ri i Partisë, po nëpërmjet sistemit të primareve. Në këtë mënyrë, Kryetari i ri do të jetë i detyruar, dhe e peshoj mirë fjalën këtu, të bashkëpunojs me forca të gjalla dhe të forta brenda partisë të cilat do të kenë një legjitimitet tjetër, më të fortë, se ai që ka mbizotëruar deri më sot dhe që është pëlqimi ekskluziv i kryetarit.
Duhet të kuptohemi qartë, humbjet e njëpasnjëshme kanë lënë gjurmë të thella mbi partinë dhe përfaqësuesit. Në mënyrë të thjeshtëzuar dhe për të bërë një paralel me sportin ne nuk kemi më asnjë “Ëinner (fitues)”, asnjë person i cili vets të ketë arritur fitore të mëdha elektorale dhe që të ndikojs psikologjiksht mbi përfaqësuesit e tjerë të lartë të partisë.
Unë besoj se kjo ka një peshë të madhe në subkoshiencën politike dhe në raportet e forcës midis opozitës dhe qeverisë. Kur gjendesh në një situatë të tillë, duhet të krijosh kushtet për të rigjetur fitore të cilat nga të vogla, pak e nga pak bëhen të mëdha. Krijohet një momentum.
Goja për të folur: një zëdhënës i nivelit që kërkon propaganda e Rilindjes
Roli i zëdhënësit të Partiss është një rol shumë i nënvlerësuar te ne. Në përgjithësi zgjidhen njerëz për shkak të paraqitjes dhe jo për shkak të aftësisë që kanë në komunikim dhe ligjërimin publik, kuptuar këtu gjerësisht, pra me përdorimin e mjeteve të reja të teknologjisë së informacionit.
Kryesia me 3 koka mund të bëhet shumë shpejt jo funksionale nëse për shkak të kohës dhe hatërmbetjeve drejtuesit fillojnë të dalin secili në mënyrë të pakoordinuar në deklarime.
Në këtë kuptim ka rëndësi që mos të bëhet nxitim dhe gabim. Zëdhënësi duhet të çoj lart zërin e koordinuar të partisë dhe të vendoss një strategji të plotë dhe të saktë të komunikimit, në media, në rrjete sociale dhe gjithandej ku të jetë e nevojshme për të çuar në një betejë gjithëpërfshirëse Rilindjen, e cila është bërë një mjeshtre famëkeqe dhe fatkeqe e kësaj fushe.
Zëdhënësi nuk duhet të jetë anëtar i parlamentit dhe duhet të fokusohet tërësisht në këtë detyrë. Duke bërë një gjë të tillë, tregohet qartë se është kuptuar pesha e propagandës së Rilindjes dhe se do t’i jepet mundësia Partisë Demokratike të jetë më në fund në nivelin e duhur për të çuar betejën e komunikimit në zemrën e mekanikës së Rilindjes.
Krahu për të vepruar: një Sekretar i Përgjithshëm me aftësi të larta organizative
Duhet që Sekretari i Përgjithshëm i partisë të jetë një mjeshtër i vërtetë i organizimit, një teknicien me eksperiencë të madhe në drejtimin e strukturave dhe projekteve.
Ai ose ajo duhet të zbatojë programin dy vjeçar të rimëkëmbjes së strukturave dhe organizimit të primareve për gjetjen e kandidateve për kryetar bashkie dhe me pas për kryetar partie. Si pasojë, ai ose ajo nuk duhet të jetë më pas ndikues, ta ndjekë por, jo të ndikojë në këto procese kandidimi në mënyrë që të ruhet legjitimiteti i procesit.
Një teknicien i cili të gjendet larg pasionit të përplasjeve politike, ky është profili i nevojshëm. Një teknicien që të jetë gjithashtu një forcë e plotë mbështetëse për të gjithë dhe në çdo aspekt të vijës programatike të partisë.
Në këtë drejtim, Sekretari i Përgjithshëm duhet të ndsrmarrë hapat për krijimin e një “Kontrate të re besimi me qytetarët shqiptars”. Këto hapa duhet të zgjasin 6 muaj dhe duhet të frymëzohen nga ajo çka realizoi Presidenti Macron ne Francë dhe do të ndahet në 3 sekuenca të veçanta.
Një pyetësor do të përgatitet dhe do t’u besohet militantëve lokals të Partisë Demokratike. Në këtë mënyrë militantët tregojnë një prezencë pozitive në terren edhe mbas përfundimit të zgjedhjeve, u jepet një rol afatgjatë pranë qytetarëve të zonave të tyre dhe i vendos në qendër të një veprimtarie politike të pa provuar më përpara në Shqipëri.
Rezultatet e këtij pyetssori duhet të mblidhen nga strukturat lokale dhe më pas kombëtare për t’u analizuar.
Në bazë të rezultateve të tyre, një program i gjerë politik duhet të hartohet. Ky program do të ushqejs të gjithë kandidatët për bashki të cilët në këtë mënyrë, mbasi të fitojnë primaren do kenë në dorë brumin e nevojshëm për të bërë fushatë sa më pranë nevojave të qytetarëve dhe një bazë militantësh, e cila mund të kapitalizojs mbi një momentum shumë pozitiv.
Veshët për të degjuar: grupi i influencës ndërkombëtare për të krijuar rrjetin e miqve të Shqipërisë
Marrëdhënia me ambasadorët dhe më gjerë me partnerët ndërkombëtarë ka qënë dhe mbetet nje pikë e dobët e veprimtarisë sonë opozitare. Ta pranosh një gjë të tillë nuk është turp, është një nevojë ekzistenciale.
Mund të ndodhë që të vijë një apo edhe dy ambasadorë që mund t’i konsiderojmë të këqinj në vendin tonë, por kur kjo gjë ndodh për mbi 8 vite, atëherë, duhet të fillojmë të bëjmë pyetjet e duhura vetes dhe më pas t’iu japim përgjigjet e duhura.
Duhet të krijohet një grup influence, por një grup infuence i një lloji tjetër, një grup influence që të mbështetet më së pari mbi diasporën. Eksperienca e fundit e një shoqate tregon se është e mundur të mblidhen Shqiptarë të diasporës nga çdo qytet i botës për të mbrojtur kauzën e votës së diasporës dhe për të çuar zërin e Shqipërisë pranë politikanëve lokalë të vendeve në të cilët banojnë.
Duke pasur një apo disa përfaqësues të diasporës që vazhdimisht komunikojnë me politikanë me miq të Shqipërisë krijohet një rrjet i madh dhe i fortë në dobi të kauzës opozitare. Këta miq do të bëhen pastaj ambasadorë të Shqipërisë pranë qeverive të tyre dhe do të bëhen një presion i përhershëm mbi ambasadorët ne Shqipëri të cilët nuk do të mbyllin dot më sytë mbi disa realitete fatkeqe.
Një koordinator i përgjithshëm duhet të jetë i bazuar në Shqipëri i cili duhet të ketë rolin e mbajtjes gjallë të këtij rrjeti dhe për të garantuar një koherencë të përgjithshme të veprimtarisë së grupit.
Detyra e dytë e këtij grupi duhet të jetë çuarja lart e mundësimit të votës së diasporës. Pasuria e madhe që përbën diaspora është tërërisht e përjashtuar nga marrja pjesë në proceset vendimmarrëse në Shqipëri. Ndërkohë ajo është ndoshta e vetmja forcë e gjallë në vendin tonë e cila gjendet tërërisht jashtë presioneve dhe influencave të bandave dhe korrupsionit.
Këmbët për të ecur: Grupi Parlamentar si pararojë e betejës së madhe
Ndërkohë që organet e sipërpërmendura do të merren me rimëkëmbjen, grupi parlamentar duhet të mbajë lart betejën për demokracinë dhe qytetarët shqiptarë në parlament.
Në këtë drejtim Kryetari i Grupit do të ketë një rol të rëndësishëm, ai ose ajo nuk duhet të jetë me një personazh dytësor në shërbim të Kryetarit të Partisë, siç jemi mësuar shpesh. Duhet të zgjidhet me votë të deputeteve mbas shpalosjes së një programit të vërtetë 4 vjeçar.
Kundrejt çfarë mendohet në vendin tonë, nuk është e nevojshme të jesh Kryetari i Partisë për të pasur pushtet. Të pranosh nevojën e rimëkëmbjes duke vazhduar të drejtosh veprimtarinë opozitare është një forcë. Shembujt e shteteve ku Kryeministri nuk është Kryetari i Partisë më të madhe janë të shumtë. Është një mit nga i cili duhet të dalim sepse është një mit i cili sot ka si pasojë dembelosjen e kryesisë së një partie në mënyrë të përgjithshme.
Shqetësimet dhe problematikat duhet të luftohen në parlament. Grupi Parlamentar duhet gjithashtu të integrojë në çdo moment të veprimtarisë së tij filozofinë “Asnjë nxitim, asnjë gabim”. Duhet që prezenca e tyre të jetë e madhe dhe jo me siç jemi mësuar, me zënien e një karrigeje.
Kjo filozofi e re kërkon pra një koncept të ri të përgjegjësisë politike, një deputet ose deputete që nuk do jetë prezent në betejat e projektligjeve, në rimëkëmbjen e strukturave apo në hapat për krijimin e një “Kontrate të re besimi me qytetarët shqiptar” duhet të ndëshkohet menjëherë. Nuk e kemi pasur dhe nuk e kemi luksin të presim 4 vite për të marrë masa. Përgjegjësia e këtij ndëshkimi duhet t'i bjerë Komisionit Drejtues prej 3 personalitetesh.
Grupi Parlamentar do të mundësojë mbajtjen lart të aksionit në institucione, kusht ky i pazevendësueshëm i mbijetesës politike, siç na e ka mesuar djegia e mandateve.
Zoti na dhëntë forcën për të qenë në lartësinë e sfidës që kemi përpara! Më vonë do të jetë shumë vonë dhe do të na mbesin vetëm sytë për të qarë mbi agonin e ngadaltë dhe të gjatë që po na godet.
*Anëtar i Këshillit Kombëtar-PD
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14