Flash News
Aksident në aksin Levan-Vlorë, përplasen tre automjete
Përfshihet nga flakët kati i 8-të i një pallati te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë
Dalin në shitje biletat për sfidën Angli-Shqipëri, ja si mund t’i merrni
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Është mbyllur procesi i numërimit të votave për votëbesimin e Sali Berishës.
Berisha është votëbesuar në krye të Partisë Demokratike, siç deklaroi Sekretari për Çështjet Ligjore, Ivi Kaso. Në një prononcim për mediat, Kaso tha se me 938 vota pro, Berisha është rikonfirmuar në krye të PD-së.
Nga 1.203 votues që u identifikuan në sallë, Kaso tha se votuan 1.000 të tillë. 993 u vlerësuan vota të vlefshme, 7 të pavlefshme dhe 55 delegatë kanë votuar kundët.
"Procesi u mbyll ashtu siç edhe patët mundësi ta ndiqnit në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë. Në përfundim të procesit të numërimit është hartuar procesverbali përfundimtar dhe përmbledhës i këtij procesi, i cili përmban këto shifra. Numri i votuesve sipas listës së zgjedhësve, votuesve që u identifikuan që ishin në sallë, ishte 1203.
Rezulton se numri i votuesve që kanë votuar është 1000, sa është edhe numri i fletëve të votimit që u gjetën në 6 kutitë e votimit. Numri i votave të vlefshme është 993, 7 vota të pavlefshme.
Ndarja e votave është si më poshtë, kanë votuar pro 938 delegatë, kanë votuar kundër 55 delegatë. Në bazë të nenit 46 pika 9 e Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, rezulton se Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të partisë", tha Kaso.