Flash News

KRYESORE

"The Guardian" godet Ramën, e rendit mes autokratëve dhe diktatorëve si Erdogan dhe Orbán

"The Guardian" godet Ramën, e rendit mes autokratëve dhe

Një grup udhëheqësish botërorë kryesisht shtypës ë autoritar dhe përfaqësuesit e tyre, po udhëtojnë drejt Uashingtonit për mbledhjen e parë të Bordit të Paqes së krijuar së fundmi nga Donald Trump.

Kështu e nis artikullin media e njohur “The Guardian” teksa i referohet liderëve të shteteve që kanë pranuar të jenë pjesë e Bordit të Paqes.

Në mesin e autokratëve dhe diktatorëve, media britanike ka vendosur edhe kryeministrin Edi Rama.

“Shqipëria, e drejtuar nga artisti-politikan socialist Edi Rama, ishte anëtare themeluese e Bordit të Paqes. Rama tha këtë javë se nuk do të bëhet anëtare e përhershme, që ka një çmim prej 1 miliard dollarësh”, shkruan The Guardian.

Media citon raportin e Freedom House, sipas së cilit Shqipëria konsiderohet “pjesërisht e lirë”. The Guardian thekson se korrupsioni dhe ryshfeti mbeten probleme të mëdha për qeverinë Rama.

Në listën e autokratëve dhe diktatorëve, është renditur kryeministri egjiptian Mostafa Madbouly, ministri turk i jashtëm Hakan Fidan, ministri izraelit i jashtëm Gideon Sa’ar, kryeministri kamboxhian Hun Manet, kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif, kryeministri hungarez Viktor Orbán dhe shumë të tjerë.

Së fundmi, draft-raporti i Parlamentit Evropian për Shqipërinë për vitin 2025, vëren si sfida kyçe dhe serioze luftën ndaj korrupsionit, forcimin e shtetit të së drejtës, lirinë e medias, depolitizimin e politikës, çka përforcon pozicionimin e Ramës mes liderëve autokratë.

Të fundit