Flash News

KRYESORE

“Do japësh dorëheqjen nëse humb”/ Pas rezultatit kritikët kërkojnë largim, ç’deklaronte Basha para zgjedhjeve  

 “Do japësh dorëheqjen nëse humb”/ Pas rezultatit 

Opozita  do vijojë të mbetet në opozitë, sipas rezultatit të zgjedhjeve ku PS siguron 74 mandate, ndërsa PD 59.

Ky fakt ka sjellë reagimet e para të të pakënaqurve me rezultatin brenda PD.

I pari ka qenë anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli i cili shpall kandidaturën për kryetar të PD.

Sipas tij, në çdo skuadër, drejtuesi mban përgjegjësinë e humbjes, andaj kërkon dhe largimin e menjëhershëm të Lulzim Bashës nga të gjitha funksionet drejtuese dhe shpall kandidaturën pët kreun e Kryetarit të PD-së.

Po ashtu, në mbrëmje reagoi edhe ish presidenti Bujar Nishani, i cili po ashtu i kërkoi Bashës të marrë përgjegjësinë e humbjes dhe të largohet nga drejtimi i PD.

Por çfarë deklaronte vetë Basha gjatë periudhës së fushatës elektorale kur mediat e kanë pyetur herë pas here se cili do të jetë vendimi i tij nëse PD humb sërish zgjedhjet dhe a do të japë ai dorëheqjen.  

Basha nuk ka dhënë asnjëherë një përgjigje konkrete, por deklaronte i bindur se PD do të fitojë.

 “Kjo betejë nuk bëhet për mua dhe për të.  Unë do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve. Nuk ka opsion dy. Shqipëria nuk mund të mbetet e izoluar. Dje më ka ndodhur diçka që nuk besoja se do më ndodhte. Kam pasur një takim me 500 socialistë të Durrësit. Është kudo nga Saranda në Tropojë. Në Tiranë, ka një gëzim të brendshëm sepse e kuptojnë që është dita e tyre,” tha Basha dy ditë para zgjedhjeve në ‘Zonë e lirë’.

Pas rezultatit, Basha doli në një deklaratë nga selia blu, ku tha se zgjedhjet janë manipuluar dhe garantoi se beteja do të vijojë.

 

Të fundit