Flash News

KRYESORE

Edhe 800 kuti për t’u numëruar, PS kryeson në 8 qarqe, PD në 4

Edhe 800 kuti për t’u numëruar, PS kryeson në 8 qarqe, PD

Ndërsa disa qarqe kanë mbyllur numërimin, PS ka 48.69% të votave, ndërsa PD ndjek me 39.359% ndërkohë që LSI si forcë e tretë vjen me 6.88%.

Sipas projeksionit aktual, PS vijon të kryesojë me 73 mandate, Partia Demokratike ka marrë 59 mandate, ndërsa LSI 5. Forcë e katërt në rang kombëtar renditet PSD me 2 mandate në Shkodër dhe 1 në Tiranë. Për t’u numëruar kanë ngelur edhe rreth 800 qendra votimi teksa janë numëruar 4411.

Pavarësisht se faktit se ka ende kuti për t’u numëruar, duket se trendi nuk do të ndryshojë shumë, duke bërë që Partia Socialiste të fitojë një mandat të tretë qeverisës.

Më herët, kreu i PSD-së Tom Doshi tha se do të bënte koalicion me socialistët, duke bashkuar kështu votat e deputetëve të kontrolluar prej tij.

Ndarja e votave:

Partia Socialiste 581 014 vota – 48,58%

Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim 469 195 vota – 39,23%

Lëvizja Socialiste për Integrim 81 531 vota – 6,82%

Partia Socialdemokrate 27 162 vota – 2,27%

Nisma Thurje 7604 vota – 0,64%

Bindja Demokratike 6591 vota – 0,55%

Lëvizja për Ndryshim 6215 vota – 0,52%

Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare 3606 vota – 0,3%

Partia Lëvizja e Re 3422 vota – 0,29%

Partia Aleanca Demokracia e Re 2832 vota – 0,24%

Partia Balli Kombëtar 1562 vota – 0,13%

Aleanca Bashkimi Popullor 1227 vota – 0,1%

 

Të fundit