Flash News

KRYESORE

“Edhe në Itali ka rrëshqitje”, por atje qeveria reagon me ndihmë konkrete, në Shqipëri kryeministri 'fluturon'

“Edhe në Itali ka rrëshqitje”, por atje qeveria reagon me

Tri ditë pasi aksi Prrenjas–Librazhd mbetet i bllokuar nga rrëshqitja e tokës, duke izoluar qytetarët e zonës dhe qarkullimin e automjeteve drejt Juglindjes, kryeministri Edi Rama zgjodhi t’i përgjigjej kritikave jo me një plan konkret ndërhyrjeje, por me një krahasim, duke thënë se “rrëshqitje ka edhe në Itali”.

Reagimi i tij erdhi pasi mediat raportuan se ai udhëtoi drejt Korçës me helikopter, ndërkohë që qytetarët po përballen me vështirësi qarkullimi dhe pasiguri.

Por krahasimi me Italinë ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

Më 27 janar të këtij viti, rrëshqitje masive toke goditën rajone të ndryshme të Itali, veçanërisht në Siçili, pas një stuhie të fortë. Mbi 1 000 persona u evakuuan nga zonat e rrezikuara, ndërsa dëmet u llogaritën në mbi 1.5 miliardë euro. Kreu i rajonit, Renato Schifani, kërkoi ndërhyrje të menjëhershme dhe qeveria italiane shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për Siçilinë, Kalabrinë dhe Sardenjën, duke akorduar 100 milionë eurot e para për ndihmë emergjente.

“Edhe në Itali ka rrëshqitje”, por atje qeveria reagon me

Ky fakt na le të kuptojmë se edhe në Itali ka rrëshqitje dherash, por atje, pas fatkeqësisë, vjen shpallja e emergjencës, fondet konkrete dhe angazhimi institucional për të mbrojtur banorët.

Sakaq, në Shqipëri, kur qytetarët presin hapjen e rrugës dhe zgjidhje e problemit, kryeministri i bie shkurt dhe e kalon aksin problematik me helikopter.

 

Të fundit