Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ekspozoi lidhjet mes fondacionit të Xoxës dhe kompanisë së inceneratorit, si u kërcënua gazetari holandez pas publikimit

Gazetari holandez, i cili prej vitesh jeton dhe shkruan për Shqipërinë Van Gerven Oei publikoi pak muaj më parë një artikull i cili ekspozonte lidhjet mes fondacionit “Harabel” i drejtuar nga Arjola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, me kompaninë Integrated Energy BV SPV e hetuar nga SPAK për korrupsion me Inceneratorin e Tiranës.
" Siç dëshmohet nga dosja e Ahmetaj, Integrated Energy BV SPV iu dha koncesioni i Sharrës falë nismës dhe mbështetjes së kryebashkiakut Veliaj, bashkia e të cilit është gjithashtu përgjegjëse për pagesat për Integrated Energy BV SPV për një periudhë 30 vjeçare. Në këmbim, kompania bëri gjestin e vogël të mbështetjes së karrierës së sapolindur kuratoriale të gruas së kryebashkiakut duke sponsorizuar një park skulpture në landfillin që menaxhon.
Në të gjithë këtë, artisti Sislej Xhafa, i cili kishte zgjedhur në mënyrë spontane vendin “pa asnjë sugjerim paraprak”, siguronte një fasadë respekti, ndërsa në praktikë lehtësoi artshpëlarjen e një koncesioni të menaxhuar në tokë të larë me gjak dhe në kurriz të qytetarëve të Tiranës, të cilët tashmë po përballen me një rritje të madhe të kostove të grumbullimit të mbetjeve", thuhet ndër të tjera në artikullin e shkruar në uebsajtin e The Albanian Mechanism.
“Pas më shumë se një dekade të sundimit de facto një partiak, Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama ka ndërtuar një mekanizëm qeverisës të ndërlikuar, i bazuar në pastrimin masiv të parave të drogës ndërkombëtare, të maskuar me një fasadë kulturore të ofruar nga servilë të shumtë nga bota ndërkombëtare e arkitekturës dhe artit”, shkruhet po ashtu në artikull.
Kërcënimet
Pas shkrimit, Van Gerven Oei u përball me një seri sulmesh nga artisti shqiptar Driant Zeneli, i cili përmendet në artikullin e tij. Zeneli është bashkëthemelues i fonacionit “Harabel”.
Asokohe, Vincent tha se sulmet e përsëritura të Zenelit u përshkallëzuan, deri sa në 4 shtator Zeneli së bashku me 3 persona të tjerë u afruan në galerinë “Zeta” për t’u konfrontuar me të.
“Ata përdorën një gjuhë agresive dhe homofobike, duke tentuar ta sulmonin fizikisht. Ndërhyrja e personave të tretë ndaloi përshkallëzimin e situatës”, thuhet në reagimin e rrjetit Safe Journalist për ngjarjen.
Organizata të medias reaguan të alarmuara pas publikimit të një serie mesazhesh kërcënuese që Driant Zeneli, i cili sëbashku me bashkëshorten e kryebashkiakut Erjon Veliaj, Ajola Xoxe, është bashkëthemelues i fondacionit “Harabel” bëri ndaj gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei.
“The SafeJournalists Netëork është thellësisht i alarmuar nga kërcënimet ndaj gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei, i cili publikoi një arikull kritik me titull “Si të lash art dhe para përmes koncesionit të menaxhimit të mbetjeve””, thuhet në reagimin e rrjetit Safejournalist, që përfshin organizata të medias në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë po ashtu u shpreh i shqetësuar për sigurinë e gazetarit. “AGSH dënon me vendosmëri çdo kërcënim, intimidim dhe shantazh ndaj gazetarëve”, thuhet në reagim.
Në një sërë mesazhesh të publikuara nga gazetari Zeneli përdor gjuhë fyese dhe më pas e kërcënon të mos shkruaj. “Mos guxo të më shkruash më personalisht se e ke policin te dera”, thuhet në një nga mesazhet e Zenelit që van Gerven Oei ndau me median.
Vetë gazetari i cilësoi këto sulme të përditshme, ndërsa tha se kolegët nga Shqipëria e vuanin më shumë presionin për shkak se veç tyre sulmoheshin edhe familjet e tyre. “Ky është abuzimi dhe kërcënimi që kolegët e mi shqiptarë vuajnë në përditshmëri e sa herë raportojnë për lidhjet mes qeverisë, oligarkëve dhe kapitalistëve të kulturës”, shkroi ai në një mesazh në Instagram, ku denoncoi kërcënimet.
“Ky incident ngre shqetësime serioze mbi sigurinë e gazetarëve në Shqipëri, sidomos kur raportojnë mbi tema sensitive që përfshijnë figura të fuqishme”, thuhet më tej në reagim, ku kërkohet hetim i kërcënimeve. Më herët në shtator edhe ambasadori i Holandës në Shqipëri dha një mesazh solidariteti me gazetarin van Gerven Oei.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
