Flash News

KRYESORE

Dekretimi i qeverisë, kaos në parlament apo shkarkimi i Veliajt, çfarë ndodhi në politikën shqiptare këtë javë?

Dekretimi i qeverisë, kaos në parlament apo shkarkimi i Veliajt,

Java politike që lamë pas në Shqipëri u dominua nga zhvillime të rëndësishme që shkaktuan jo pak debate.

Nga prezantimi i një ministreje virtuale me inteligjencë artificiale, te dekretimi i kabinetit të ri qeveritar dhe tensionet në Parlament, politika shqiptare ka prodhuar ngjarje që kanë ngjallur debat të gjerë brenda dhe jashtë vendit.

Ja disa prej tyre: 

Kryeministri Edi Rama nisi mandatin e katërt dhe theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 do të jetë prioritet kryesor. 

Diella, e cila u prezantua si ministre virtuale e krijuar me inteligjencë artificiale (IA), mbajti fjalimin e parë në Parlament, ku u shpreh se nuk është aty për të zëvendësuar njerëzit. Sipas dekretit të Begajt, Rama është përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”.

Dekretimi i qeverisë, kaos në parlament apo shkarkimi i Veliajt,

Opozita protestoi këtë iniciativë, duke e cilësuar Diellën si jo kushtetuese dhe fasadë për të fshehur korrupsionin. Ky akt solli kaos dhe bojkot të seancës nga opozita kur u votua programi i qeverisë. 

Dekretimi i qeverisë, kaos në parlament apo shkarkimi i Veliajt,

PD kërkon shkarkimin e kreut të Kuvendit, NIko Peleshi dhe përsëritje të seancës parlamentrare. Kërkesa erdhi pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD. 

Dekretimi i qeverisë, kaos në parlament apo shkarkimi i Veliajt,

Presidenti Bajram Begaj dekretoi kabinetin e ri qeveritar pas propozuar nga Kryeministri Edi Rama, përbërja e ministrave dhe zyrtarëve përkatës.

Dekretimi i qeverisë, kaos në parlament apo shkarkimi i Veliajt,

Socialistët nisën procedurën për shkarkimin e Veliajt, por kryebashkiaku nga qelia ankohet për antikushtetutshmëri.

Dekretimi i qeverisë, kaos në parlament apo shkarkimi i Veliajt,

Partia Demokratike ka mbledhur të marten Grupin Parlamentar ku janë caktuar kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve të drejtuara nga opozita dhe mazhoranca. 

Dekretimi i qeverisë, kaos në parlament apo shkarkimi i Veliajt,

PD u dërgoi letër ambasadave në Tiranë për ndryshimet e propozuara nga kryeministri Rama për rregulloren e Parlamentit dhe integrimin evropian. 

Dekretimi i qeverisë, kaos në parlament apo shkarkimi i Veliajt,

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj trupës gjyqësore, duke marrë në “shënjestër” gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Tiranës, Marko Boshku.

Shkak është bërë vendimi i këtij të fundit për rikthimin në detyrë të ish-kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) në Vlorë, të cilin Rama e akuzon si shkelës të ligjit dhe mashtrues.

Dekretimi i qeverisë, kaos në parlament apo shkarkimi i Veliajt,

Të fundit