Flash News

KRYESORE

Gara në PD/ Pas takimit me Agron Shehajn, Yuri Kim ftesë edhe Fatbardh Kadillit dhe Edith Harxhit

Gara në PD/ Pas takimit me Agron Shehajn, Yuri Kim ftesë edhe Fatbardh

Agron Shehaj, kandidat për kryetar të PD, njëherësh kandidat fitues për deputet në zgjedhjet e 25prillit njoftoi dje përmes rrjeteve sociale se është takuar me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Teksa kujdeset të theksojë se takimi ka ardhur pas ftesës së vetë ambasadores, Shehaj zbardhi disa detaje nga takimi mes tyre.

Sot paradite (dje), me ftese te saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992.

Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në ta ardhmen”, shkruante Shehaj.

Megjithatë, Kim pritet të ketë takime të ngjashme edhe me kandidatë të tjerë për garën e 13 qershorit.

Burime të Politiko.al bëjnë me dije se ambasadorja Kim pritet të takohet edhe me dy kandidatët e tjerë për kryetar të PD, Fatbardh Kadillin, i cili ishte i pari që shpalli kandidaturën për këtë post, si dhe me kandidaten e vetme grua, Edith Harxhi.

Të njëjta burime konfirmojnë se takimet mes tyre do të zhvillohen nesër, ndërsa vetë kandidatët pritet të zbardhin detaje nga bisedat ‘kokë më kokë’ me kryedeiplomaten amerikane Kim.

 

 

Të fundit