Flash News

KRYESORE

Gjetjet paraprake të raportit të ODIHR: Shqetësuese prevalenca e shitblerjes së votave, emigrantët dhe të infektuarit duhej të votonin

Gjetjet paraprake të raportit të ODIHR: Shqetësuese prevalenca e

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR në raportin e parë dhe paraprak për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri ka ngritur disa shqetësime të konstatuara.

Përfaqësuesit e misionit të ODIHR vlerësuan se zgjedhjet ishin të qeta dhe transparente.

Në një konferencë për mediat, në raport u theksua si problem fenomeni i shit-blerjes së votës apo dhuna gjatë fushatës,

Nga ana e saj, kryetarja e misionit të ODIHR, Ursula Gacek, u shpreh se shit-blerja e votave mbetet një problem, që duhet luftuar patjetër.

“Kemi pasur raporte lidhur me këtë. Vëzhguesit tanë afatgjatë janë marrë me këto çështje. Është e vështirë t’i gjurmosh çështje të tilla. SPAK ka raste, të cilat po i ndjek, që kanë të bëjnë me akuza për shit-blerjen, pavarësisht përpjekjeve të mëdha që janë bërë nga KQZ.

Ne inkurajojmë njerëzit të mos humbasin të drejtën për të votuar, ne vazhdojmë të shohim shembuj apo akuza të shit-blerjes së votave. Është e rëndësishme që votuesit të kenë besim në sistemin zgjedhor. Shit-blerja e votave mbetet problem dhe patjetër që duhet luftuar. Nuk duhet lejuar dhe nuk do të lejohet. Kjo bën që shqiptarët të humbin besimin në zgjedhje”, theksoi Gacek.

Drejtuesja e misionit të OSBE-ODIHR-it Ursula Gacek tha se është shqetësuar për faktin që personat e infektuar me COVID nuk mundën të votonin. 

E para ka të bëjë me shpejtësinë e numërimit dhe raportimit të rezultateve. Sdo doja të shihja të sakrifikohej transparenca për shpejtësinë. Për mua saktësia është diçka që do të jetë e dukshme që në momentin kur do të ketë apelime apo kërkesa për rinumërime. Për herë të parë Shqiptarët patën mundësi jo vetëm të zgjedhin partinë por edhe të përcaktoni kandidatë të caktuar të asaj partie. Është e natyrshme që ky proces merr më shumë kohë, për mua shpejtësia e numërimit nuk më shqetëson më shumë. Më shqetëson se personat me covid s’patën mundësi të votojnë. Në spitale su ngrit asnjë qendër votimi. 

Një mënyrë për ta lehtësuar votimin e personave që s’mund të dalë nga shtëpia mbase do ishte një kuti e lëvizshme por edhe ato sjanë pa probleme. Është një vendim i vështirë për tu marrë. Përdorimi i kutive të lëvizshme apo mosdhënia mundësi e disa personave e drejta për të vendosur. Së treti ju folët për problemin e votuesve jashtë vendit. Në fakt situata varion nga një vend në tjetrin parashikimet në ligj janë por nuk ka standarde europiane. Shtetet duhet të krijojnë mundësinë e votimit jashtë vendit. Por ata mundësin e kanë pasur për tu kthyer por këtu problemi janë kufizimet e covid. Kufizimet janë ndërkombëtare dhe s’janë vetëm për Shqipërinë. Covid ka krijuar sfida dhe kur përmendet, votuesit në Greqi keni parasysh se ne i kushtojmë një pjesë të rëndësishme punës sonë dhe pakicave kombëtare”, tha ajo.

Të fundit