Flash News

KRYESORE

Histori suksesi nëpër botë, shqiptarët që na bënë krenarë gjatë vitit 2023

Histori suksesi nëpër botë, shqiptarët që na

Ndër vite, nuk kanë qenë të pakta rastet e historive të suksesit nga shqiptarët që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të globit, madje nuk harrojnë të përmendin edhe origjinën e tyre.

Edhe këtë vit, nuk munguan historitë e suksesit të shqiptarëve nëpër botë, në fusha të ndryshme si në politikë, biznes, art, sport etj., të cilat më poshtë i rendisim si rastet që na bënë të ndihemi krenarë...!

Mira Murati hyn në histori

Histori suksesi nëpër botë, shqiptarët që na

Euforia që rrethon chatbot-in dhe gjeneratorin e tekstit ChatGPT është aktualisht e madhe. Ajo që e bën edhe më të veçantë është fakti se pas saj qëndron 35-vjeçarja Mira Murati.

Shqiptarja ka qenë një nga ideatorët kryesore të tërmetit të quajtur OpenAI, kompania që vetëm një vit më parë askush nuk e njihte. Si shefja e teknologjisë së kompanisë, Murati ka mbikëqyrur ekipin që ka zhvilluar ChatGPT, aplikacionin më të suksesshëm në histori dhe gjeneratorin e imazheve Dall-E.

Kjo histori dhe pozicioni i saj si ekzekutive në OpenAI, një nga kompanitë më të rëndësishme të momentit e ka vendosur atë në listën e Financial Times të femrave më me ndikim të vitit.

4 shqiptarët që fituan në zgjedhjet e përgjithshme speciale në SHBA 

Histori suksesi nëpër botë, shqiptarët që na

Katër shqiptarë janë shpallur fitues në Zgjedhjet e përgjithshme speciale në Nju Jork , dhe Nju Xhersi, duke bërë histori në emigracionin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për shqiptarët Violeta Berisha nga Puka, Vedat Gashi nga Kosova, Edita Shkreli nga Shkodra dhe Emiljana Ulaj nga Tirana.

  Violeta Berisha u zgjodh Kryetare e Bashkisë Fairvieë, në Nju Jork, qytetit të 15 mijë banorve, me një buxhet vjetor 22 milionë dollarë.

Edit Shkreli edhe kjo nga Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe u bë gjyqtare në, Gjykatën Civile të Nju Jorkut, Qarkut të 1-rë të Gjykatës Komunale të Qarkut Bronx.

Vedat Gashi i cili ishte një ligjvënës i Ëestchester County, pasi i përfundojë mandati konkurroi për një mandat të dytë dhe fitoi mbrëmë me 56.9 përqind kundrejt 43 përqind të republikanit Daniel J. Branda.

Emiljana Ulaj u zgjodh Ligjvënëse e Qarkut Westchester.  

Shqiptarja e parë që zgjidhet kryebashkiake në Itali

Histori suksesi nëpër botë, shqiptarët që na

31-vjeçarja shqiptare Sindi Manushi është zgjedhur kryetare e bashkisë në Pieve di Cadore, në zonën Belluno, në zgjedhjet lokale që u mbajtën në maj.

E reja shqiptare, me origjinë nga Elbasani u zgjodh në krye të bashkisë, duke pasuar kështu paraardhësin Giuseppe Casagrande.

Gjuha shqipe në Universitetin e Harvardit, nismëtarja vajzë e një emigranti!

Histori suksesi nëpër botë, shqiptarët që na

Në fillim të vitit, listës së gjuhëve të huaja që mësohen në Universitetin e Harvardit iu shtua edhe gjuha shqipe.

Kjo erdhi pas kërkesës së studentëve shqiptaro-amerikanë, ndërsa në “krye” të kësaj nisme qëndronte studentja Edona Cosovic.

Të fundit