Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit

Nga Sali Berisha
Çdo fillim Dhjetori, unë si njëri nga ata që pata fatin unik në jetë të isha dëshmitar, pjesëmarrës, apo dhe protagonistë i Revolucionit Demokratik Paqësor të Dhjetorit ‘90, e përjetoj me rritje të adrenalinës, shtrëngatë emocionesh të forta, të një lloji krejt të veçantë, nga çdo lloj tjetër që ngjallin kujtimet dhe përjetimet e shkuara.
Në muret e kujtesës time, janë të gdhendura si me daltë, të gjitha pamjet unike, skenat, studentët, guximi, trimëria, entuziazmi i papërmbajtur i tyre, fytyrat e tyre herë të trishtuara, të zbehta e të mavijosura nga grushtet, shqelmat apo shkopinjtë e gomës të falangave të regjimit dhe herë të tjera të shndritshme dhe plot me diell, nga ngazëllimi, entuziazmi dhe gëzimi i papërmbajtur, zërat e tyre kumbues, të çjerrë, por ndonjëherë edhe kafshues nga zemërimi, veshjet, mbledhjet, takimet, bisedat, sallat, mensat, dhomat e godinave të studentëve ku mblidheshim. Si në filma, më dalin para syve, demonstrata e paradites të 9 dhjetorit, sampistët, policët, ushtarët, fytyrat e tyre të vrerosura, uniformat, shkopinjtë, lopatat, kundragazët, kallashët, vringëllimi i armëve, blindat e tyre, shiu, të ftohtit, balta e atyre ditëve, rrugët, sheshet e Qytetit Studenti. Në kujtesë më vijnë të freskëta, të gjalla, takimet me Liderin e Lëvizjes, Azem Hajdari dhe me bashkëpunëtorët e tij, si dhe me pedagogë, intelektualë, studentë dhe qytetarë të tjerë, mitingjet e papërsëritshme dhe festa e 11 dhjetorit në Qytetin e Lirisë, ngashërimet, lotët e gëzimit, përqafimet me njëri-tjetrin e të njohurve dhe të panjohurve në shesh, si në një dehje apo ekstazë kolektive, përndritja e fytyrave të mijëra qytetarëve për fitoren historike të studentëve “liberatorë” dhe mbarë shqiptarëve. Të gjitha këto, unë i kam përjetuar me aq forcë ato ditë, sa që edhe sot pas 33 vitesh, sa herë më vijnë në mëndje e më shfaqen para syve, më duken sikur i kam parë, i kam jetuar dhe kanë ndodhur tashmë jo dekada, por vetëm disa muaj më parë. Ato ishin dhe mbeten në kujtesë momente, orë, ditë të rrebesheve emocionalë ndjesore më të fuqishme, më të veçanta që kam përjetuar ndonjëherë dhe të një energjie pozitive, rrezatimi të papërsëritshme, të asaj kohe të bekuar, të një mrekullie, të jetuar kurrë më pare. Ajo ishte mrekullia e ngritjes në këmbë e ringjalljes së befasishme dhe të pabesueshme, të studentëve me në krye Azem Hajdarin dhe fill mbrapa e qytetarëve të Tiranës, deri atëherë ndër njerëzit më të shtypur, më të frikësuar, më të mjeruar, më të izoluar dhe më të vetëharruar të kësaj toke.
Kanë kaluar 33 vite nga ato ditë, net, mëngjese të lagëta të ftohta e gri të Dhjetorit ‘90 dhe për mua, por besoj edhe qindra dhe mijëra të tjerë si unë, pavarësisht se çfarë momentesh, çastesh, ndodhish edhe ngjarjesh personale, familjare, sociale, politike qoftë edhe të paimagjinueshme që kemi përjetuar më vonë ndër vite, ato të atyre ditëve kanë mbetur thesari shpirtëror më i çmuar i jetës tonë.
Personalisht, që nga ajo kohë, unë kam përjetuar ngjarje të mëdha e të jashtëzakonshme, që ndoshta nuk kisha guxuar me fantazinë time ti rrokja më parë.
Kosova është bërë e lirë, ideali më sublim i jetës sime!
Shqipëria anëtare e NATO-s, kërkesa e parë e madhe, pa kthim, që në javën e parë të qenies time në politikë!
Por, ato katër ditë e netë të bekuara, të para të revolucionit demokratik, të dhjetorit 1990, ishin ditët e gjenezës së lirive tona, ishin nëna që lindi ditët e tjera të mëdha të kombit tonë tre dekadat e fundit, ditët e kthesës së madhe për Shqipërinë dhe për mbarë kombin shqiptar dhe historinë e tyre drejt lirisë. Ato ditë, për mua dhe çdo shqiptar tjetër liridashës, ndan jetën tonë në liri nga ajo në diktaturë siç ndan agu ditën nga nata. Ndaj, ato ditë janë ditëlindja e lirive tona, lindja jonë për së dyti në liri. Falë tyre, ne që kaluam dekada në diktaturë, kemi një jetë të dytë, jetë të vërtetë si njerëz të lirë.
Ato ditë, unë kam parë më shumë se asnjëherë në jetën time maja guximi njerëzor, llave entuziazmi të papërmbajtur, lumenj lotësh gëzimi festiv të njerëzve më së fundi të lire, por të gjitha këto të gërshetuara dhe me dhunë të egër dhe terror policor.
Ditët e Revolucionit Demokratik të Dhjetorit ‘90 ishin ditë të ftohta, me shi dhe erë, në të cilat udhëtoja rrugëve plot baltë të Qytetit Studenti, në një gjendje pothuaj të vërtetë, i shoqëruar për koincidencë, që në fillim nga Besnik Mustafaj, në çdo hap të ditës së parë dhe ditëve të tjera, nga studentë dhe më pas nga intelektualë, qytetarë të tjerë, të njohur dhe të panjohur më parë, po ndonjëherë edhe vetëm me Lilin dhe gjithnjë nga Dema, kushëri i imi, i cili për çështje sigurie dhe bindjet e tij, nuk ndahej asnjëherë nga unë.
Ato ditë, unë kaloja me orë të tëra midis grupeve të vogla, por herë-herë, edhe dhjetëra e qindra, mijëra studentëve dhe qytetarëve, nga të cilët vetëm disa syresh mund t’i kisha njohur më parë, diskutoja, debatoja, ndaja mendime dhe u drejtohesha edhe me ndonjë fjalim të shkurtër, pa e pas marrë kurrë më parë fjalën në publik. Si pedagog, kisha ligjëruar para studentëve në auditore dhe klasa, qindra dhe mijëra herë, por para një publiku tjetër, as edhe njëherë të vetme. Në ato fjalime, belbëzime të miat të para publike, bëja te pamundurën që ato të mos ngjasonin me fjalimet e zyrtarëve të regjimit të dallonin prej tyre në gjithçka e të sillnin me fjalë që buronin nga zemra një melodi të re në veshët e qytetarëve.
Ato ishin ditët e fillimit që unë, së bashku me studentët, liderin e lëvizjes së tyre, Azem Hajdari, i pari në historinë e vendit i zgjedhur direkt nga sheshi i betejës, nga bashkëmoshatarët e tij, me pedagogët dhe intelektualët e tjerë përpiqeshim të merrnim përgjegjësitë, të kontribuonim, të hidhnim së bashku hapat e fillesës drejt kohës së panjohur për ne, kohës së lirisë, duke e pas pasur atë, deri atëherë, më së shumti si aspiratë apo si të thuash, si instinkt dhe jo si një realitet të njohur pra, në fakt, si një univers që duhej ndërtuar.
Ajo që ndodhi ato ditë, mendoj se ishte para së gjithash, lëvizja e mrekullisë së vërtetë shqiptare kombëtare por, po të kemi parasysh se ku ishim katandisur ne shqiptarët, ajo lëvizje ishte edhe e një mrekulli e vërtetë njerëzore individuale. Ajo, ishte një shpërthim i papritur dhe i papërmbajtur i aspiratave, idealeve të ndrydhura të lirisë, të rinisë studentore, të qenieve njerëzore që kishin lindur, rritur si skllevër të diktaturës më të egër që Europa kishte njohur, që nuk dinin se ç’ishte liria, dinjiteti, prona, dhe në qindra e mijëra raste, as dhe vetë Zoti.
Të shihje dhe dëgjoje, të përjetoje atë çka unë me të dy miqtë e mi dhe një grusht qytetarësh pamë, dëgjuam, përjetuam paraditen e datës 9 dhjetor të vitit 1990, sapo arritëm të jemi vetëm pak metra larg nga balli i protestës së studentëve, të udhëhequr nga Azem Hajdari, në Rrugën e Elbasanit në mes të Tiranës, një protestë vërtetë në pamje të parë, epike në guximin e saj, por tragjike në vetminë e saj, ti, papritur bëheshe dëshmitar i një skene sa mahnitëse për trimërinë e studentëve aq edhe barbare për dhunën policore ndaj tyre.
Ato, ishin ditët e një mrekullie çudibërëse e cila më nxori mua, por edhe qindra e mijëra shqiptarë, pa pritur dhe pa kujtuar nga honet e dëshpërimit dhe të pesimizmit e zhgënjimit më të thelle të njeriut, në kreshtat më të larta të shpresës, besimit dhe optimizmit që unë as në ëndërr ndonjëherë nuk i kisha parë. Ne, ato ditë, u ngritëm me krahë, si feniksi nga shkrumbi dhe hiri në Zenit. Magjinë, patosin e atyre ditëve, të pandjerë dhe jetuar ndonjëherë tjetër, sot unë nuk gjej dot fjalë që të përshkruaj. Isha në një gjendje euforie, pothuaj dehje që nuk e kisha provuar kurrë më parë, në të cilën më dukej se unë nuk ecja, nuk rendja, por si të thuash, kisha humbur peshën, fluturoja. E pabesueshmja ishte bërë reale, tokësore kishte pushtuar te gjithë qenien time. Njeriu, ditë si ato, sa magjepsëse me agimet e tyre mahnitëse të lirisë, me zhvillimet intensive, të papriturat, befasitë e tyre, po aq dhe epike me guximin dhe trimërinë e heronjve të tyre studentë dhe studente, mund të ketë fatin t’i takojë, t’i përjetojë vetëm një herë në jetë. Ato ishin ditët që ndanë epokat! Ditët që ndajnë epokat, takohen rrallë, shumë rrallë, mundet dhe kurrë ose vetëm një herë në disa gjenerata.
Ne ishim gjenerata që i përjetuam, i përqafuam ato! Ishim të bekuar!
Vite më parë ne, kishim dëgjuar për kryengritjet e të burgosurve politikë në burgun e tmerrshëm të Spaçit e të Qafë Barit, por jehona e tyre ishte bere thërrime në muret e trasha dhe të larta, të bunkerit te frikës dhe të heshtjes në të cilin lëngonim të pashpresë.
Gjatë vitit 1990 Shkodra, në fillim të Janarit, kishte hequr shtatoren e Stalinit. Pjesëmarrësit ishin arrestuar, torturuar barbarisht në qeli. Në fundin e janarit, në Tiranë u realizua demonstrata e heshtjes. Për të dalë, dolëm dhe sheshin pothuaj e mbushëm, por siç e nisëm edhe e sosëm, në heshtje dhe vetëm në heshtje. Në Kavajë, në mars, kishin shpërthyer protestat qytetare antikomuniste te guximshme me përballje të forta me sampistët e regjimit por, sado i fuqishëm zëri i revoltës së qytetarëve të pamposhtur të Kavajës, aty, ai përsëri mbetej jashtë metropolit të pushtetit.
Tirana lëvizi, si asnjëherë në historinë e saj, në fillim të korrikut 1990, shpërtheu me kryengritjen paqësore, kryesisht të rinisë punëtore, hyrjen e mijëra të rinjve në ambasada. Kjo kryengritje, vërtet përmbysi Murin e Berlinit, ngriti peshë zemrat tona, por brenda pak ditëve, diktatura përcolli jashtë vendit kryengritësit dhe rindërtoi përsëri Murin e zi. Kurse ne, të tjerët shpirt ndezur dhe zemërthyer siç thotë Edgar Allan Poe u rikthyem të strukur në letargjinë nga e cila na zgjuan kryengritësit e 2 Korrikut 1990 dhe paguam ndrojtjen, strukjen, apatinë tonë të pafalshme.
Vetëm dy ditë para fillimit të lëvizjes, ata studentë liberator, lideri i tyre, Azem Hajdari, tashmë tribun në sytë e mi dhe shumë shpejtë të mbarë shqiptarëve, por edhe të botës, kishin qenë studentë të thjeshtë, të topitur nga jeta e përditshme te cilët të mbërthyer nga skamja, kotësia e dhimbjet e kohës, të cilët lëviznin në automatin e jetës se zbrazur universitare, të kontrolluar në çdo cep të saj nga regjimi diktatorial.
Kurse, pas dy ditësh, qytetarët do t’i shpallnin Azemin tribun të lirisë dhe bashkëstudentët e tij “engjëjt e demokracisë’, sepse, ata të tillë u shfaqën në qiellin gri te erret të atij fillim dimri të vitit 1990. Në të vërtetë, fjalët, epitetet, cilësorët, krahasimet nuk mund të mjaftonin për të përshkruar ogurin e bardhë, trimërinë, guximin e tyre, shpresat që ringjallën ata tek shqiptarët.
Ka gjithnjë një debat për aktin e tyre. Sot, janë të shumtë edhe nga ata vetë, që refuzojnë të pranojnë se janë heroizuar ndonjëherë.
Kurse, unë që pata fatin pothuaj në orët e para të jem së bashku me Besnik Mustafën dhe Kujtim Çashkun fare afër para ballit të protestës së tyre, t’i takoj vetem pak minuta pas sulmit brutal të forcave të rendit, të bashkëpunoj me ta në çdo etapë, moment të veprimtarisë së tyre për tre ditë, por edhe më vonë, mendoj se ata ishin heronj.
Të gjithë ata, që unë gjeta në demonstratë në mëngjesin e datës 9 dhjetor 1990, në Rrugën e Elbasanit, ishin heronj sepse, natën e datës 8 dhjetor, kishin dalë në Tranë në protestën e tyre të parë antikomuniste jo të heshtur siç dolëm ne në Janar të 1990, por me parulla të fuqishme kundër diktaturës . Ata, kishin kërkuar dhe arritur t’i paraqesin kërkesat e tyre me një përfaqësi atë natë Presidentit të vendit, e kishin detyruar atë, me revoltën e tyre, për herë të parë në jetën e tij, të dilte pas mesnate, nga shtëpia për t’i takuar protestuesit. Madje, ai ju premtoi se, të nesërmen në ora 17:00, do t’i takonte në ‘Qytetin Studenti’. Por atyre, pas atij takimi krejt të veçantë në llojin e tij, Ramiz Alia, sikur të kishin qenë në takim tek Makbethi, u kishte nxjerrë në pritë tek ktheheshin në fjetoret e tyre, sambistët të drejtuar nga vetë Ministri i Brendshëm, për t’i rrahur barbarisht, me shpresën se duke i shtruar me dajak, do të detyroheshin të harronin takimin dhe kërkesat e tyre.
Studentet e atyre ditëve që ndanë historinë, janë heronj sepse, pas atij terrori të pabesë dhe shtazor të orës 02:00 të mëngjesit, të datës 9 dhjetor, pa mbyllur sytë tërë natën, të tronditur nga një shtet kundër, nuk u tutën, nuk u strukën, por mblodhën forcat dhe u ranë brirëve të guximit e dolën përsëri, ballë për ballë, në sheshin e duelit, në orën 8:00 të mëngjesit u nisën në protest, për t’i pushtuar regjimit Sheshin Skëndërbeu, sheshin e pushtetit. Unë i gjeta aty!
Aty, në shesh, tashmë kisha para vetes jo një, dy, apo një grusht heronjësh, por disa qindra e mbase një mijë syresh pra, aq shumë heronj prej të vërteti, që nuk i kisha parë në filmat apo lexuar në libra gjithë jetën time.
Studentët e Dhjetorit ‘90, ishin heronj sepse, asnjëri prej tyre nuk e dinte se çfarë do të ndodhte me të apo me ata pas 10-30 apo 60 minutave, pa lëre të nesërmen, dhe ishin aty me mendjet, thirrjet, gjokset e tyre, sfidues, të gatshëm për përballje dhe të rrethuar nga të gjitha anët me polici, sampista si egërsira, sigurimsa barbar e ushtri të regjimit komunist më mizor të Europës së pasluftës. Ndofta ata edhe e parandjenin se, kushtrimi i tyre do të ushtonte e do të zgjonte shpirtrat e ndrydhur te mbarë shqiptarët. Por, në atë betejë tejet të pabarabartë në të gjitha rrafshet, ata përveç guximit të tyre rinor dhe njëri-tjetrit, ishin pa asnjë mbështetje, në vetmi dhe ishin të rrethuar nga të gjitha anët nga falangat me uniformë të partisë terroriste.
Studentet liberator, ishin heronj sepse, pavarësisht nga kjo, ata qëndronin sfidant e të vendosur si misionarë të paepur, pararendës të një ndryshimi epokal në historinë e kombit dhe vendit të tyre.
Askush nuk duhet të harrojë se në vitin 1990, diktatura komuniste ishte vërtet një pushtet i dobësuar dhe i lodhur, por, përsëri, ajo vriste dhe ekzekutonte në kufij, çdo javë, bashkëmoshatarë të tyre, madje edhe zvarriste barbarisht, në rrugët dhe sheshet e qyteteve Sarandë, Shkodër, Gjirokastër, Korçë kufomat e tyre, të bërë shoshë nga breshëritë e rojeve te kufirit.
Studentët guximtar të atyre ditëve ishin heronj sepse, për më shumë se 36 orë të vetëm, pa përkrahje të vetëm, i qëndruan dhëmbë për dhëmbë dhe ballë për ballë diktaturës komuniste. “Ah, sikur të kishim qenë në Shkodër”, do të ishte një nga psherëtimat e para që do të lëshonte Azem Hajdari, në oborrin e ndërtesës së parë të Qytetit Studenti, rreth 20 minuta pas dhunës brutale të policisë ndaj tyre, në paraditen e datës 9 dhjetor. Kjo sepse, në protestën e tyre, në tërësi nuk kishin ardhur studentët që nuk banonin në konvikte, as pedagogët e tyre apo qytetarët e Tiranës.
Prandaj them heronj, se të jesh trim në vetmi është dy herë trimëri!
Ata ne i gjetëm të pamposhtur! Rikujtoj këtu se, vetëm 20 minuta pas dhunës më të egër që u ushtrua ndaj tyre në Rrugën e Elbasanit, paraditen e datës 9 dhjetor, në të cilën unë isha dëshmitar, pa mjekuar ende plagët e shkopinjve, lopatave, plumbave të gomës në trupin e tyre dhe të pushtuar edhe nga ndjenja e braktisjes, trima dhe të paepur ata, do të mblidhnin me shpejtësi forcat dhe do t’i jepnin ultimatumin, e parë dhe historik, Ramiz Alisë me të cilin do të thyenin atë dhe regjimin e tij policor; ”ose lironi protestuesit studentë të burgosur, ose në orën 15:30 do të zbresim në sheshin Skënderbej dhe do të bëjmë çdo gjë copë e thërrime”. Pikërisht se ata ishin të tillë, duke pasur për armë të vetme guximin, i kallën datën regjimit dhe nuk u dorëzuan, ndezën peshë zemrat e të rinjve dhe të qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, dhe si luanë të vërtetë, këputën në mes sistemin monist më ç’njerëzor që shqiptarët kishin njohur në tërë historinë e tyre.
Vërtetë ata, lëvizjen e tyre e nisën si me kërkesa ekonomike por, arritën me një taktikë, shkathtësi e guxim dhe vizion të kristaltë, të tregonin që në krye të radhës se, nuk kishin dalë në protestë për një gotë çaj më shumë, siç do t’i thoshte në takimin e mesnatës së datës 8 dhjetor Lideri i tyre Azem Hajdari, Presidentit të vendit, por po protestonin për fatet e lirisë së vendit të tyre dhe të shqiptarëve në tërësi.
Engjëjt e Demokracisë , ishin misionarë dhe vizionarë pararendës të një epoke sepse, që në protestën e parë ata shpallën moton e revolucionit të tyre, “Liri-Demokraci”, “Shqipëria si Europa”, thirrje këto që buronin nga thellësitë e shpirtit të tyre rinor, të bashkëmoshatarëve, por edhe nënave, baballarëve, motrave, vëllezërve të tyre, si dhe të qindra, mijëra shqiptarëve që për këto idelae kishin sakrifikuar jetën apo rininë e tyre gjatë kalvarit të egër komunist. Ishin ato thirrje që, me shpejtësi te rrufeshme , do të zgjonin, ringjallnin dhe ndriçonin mendjet dhe shpirtrat e ndrydhur të shqiptarëve.
Ato, ishin kohërat kur ata hynë në “hall of fame” të heronjve tanë, hynë të gjallë si të pavdekshëm në panteonin e lirisë te shqiptareve për të lënë aty thesarin, arritjen më të çmuar të jetës së tyre dhe për t’u rikthyer, pas përmbushjes së misionit, në vdekatar, ashtu siç jemi të gjithë.
Liberatorët tanë ishin heronj sepse, në vendosmërinë e tyre për sakrifica sublime, vazhduan betejën deri në fitoren e idealeve të tyre demokratike. Si misionarë, ata, me guxim shëtitën në mbarë vendin, duke themeluar pluralizmin politik, degët e Partisë Demokratike, mbjellë shpresën zemrat e shqiptarëve në mbarë qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.
Studentet e Dhjetorit ‘90 ishin heronj sepse, në shkurt të vitit 1991, do të ngujoheshin, ndryheshin për aktin më sublim atë të vetëflijimit, në grevën e urisë, për çlirimin e shqiptarëve nga kulti i Hitlerit shqiptar të pasluftës Enver Hoxhës kulti më poshtërues, që kishte pushtuar shpirtin dhe mendjet, rrugët, sheshet, shkollat, banesat e tyre.
Ata ishin heronjtë e mi por jo vetëm të mijtë, por të mbarë shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni dhe kudo në botë që duan lirinë mbasi, pa një Shqipëri të lirë nuk mund të kishim një Kosovë të lirë apo shqiptarë të lirë në rajon.
Por, të gjithë ata që me kalimin e viteve do të ishin si gjithë të tjerët burrë, grua, prind,nënë, baba, specialist, punonjës, intelektual, politikan përsëri do të mbeteshin njerëz fatlumë. Kjo sepse, ata në vitet e para të rinisë së tyre merituan titullin më liberator. Ata patën fatin të jenë pjesëmarrës te asaj lëvizje që me shpejtësi zëri do shndërrohej në uraganin e revolucionit demokratik më të fuqishëm që Shqipëria kishte njohur në historinë e saj. Llava e guximit, energjisë se tyre në këtë revolucion theu, shembi në mënyrë paqësore monizmin hoxhist, monizmin më jetëgjatë, më ekstrem e të pashpirt të Europës, dhe rrëzoi përsëri, por kësaj here përfundimisht, Murin e Berlinit e sistemin komunist në Shqipëri. Por sot pas 33 vitesh arritjet epokale të revolucionit demokratik të viteve ‘90 janë zëvendësuar me diktaturën e drogës, krimit, vjedhjes së qytetarëve të pasardhësit direkt të bllokmenëve hoxhistë, Edvin Kristaq Rama. Sot mosbindja civile në betejë pa kthim është vendimtare per shpëtimin e Shqipërisë.
Nderim përjetë Azem Hajdarit dhe studentëve liberatorë të Dhjetorit ‘90. Azem, ti je gjallë!
P.S. Ribotohet me ndryshime të vogla.
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14