KRYESORE

I çoi letër FBI-së, dy agjentë i shkuan në shtëpi të dashurës së McGonigal me foton e Ramës

 I çoi letër FBI-së, dy agjentë i shkuan në

Detaje të reja zbardhen çdo ditë nga dosja e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së McGonigal që është vendosur në hetim, për akuzën e korrupsionit pasi kundrejt pagesave të jashtëligjshme ai ka ndihmuar një oligark rus dhe pas kësaj vërtetohet që ka marrë shuma të mëdha monetare nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare.

Allison Guerriero, ish e dashura e personazhit më të përfolur në SHBA dhe Shqipëri Charles F. McGonigal, ka rrëfyer jetën e dyfishtë të tij në kohën që këta të dy kishin një lidhje jashtë martesore mes tyre pasi McGonigal ishte i martuar dhe me fëmijë.

 Në një artikull të publikuar sot nga “Businessinsider” shkruhet  se ka qenë ish e dashura e McGonigal, ajo e cila ka vendosur në lëvizje FBI-në për lidhjet e ish-agjentit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Guerriero i nisi një email gjithë zemërim William Sweeney-t, i cili ishte në krye të zyrës së FBI-së në Neë York dhe që e kishte prezantuar me McGonigal.

Ajo kujton se i shkroi Sweeney-t që duhej të shihte veprimet e McGonigal në Shqipëri. Ai ishte bërë mik me kryeministrin shqiptar dhe kishte shkuar disa herë në Shqipëri, udhëtime që do të dilnin më pas në akuzë.

Në nëntor 2021, FBI po e hetonte McGonigal. Dy agjentë u shfaqën në derën e Guerrieros, thotë ajo, i treguan një foto të McGonigal me kryeministrin shqiptar, dhe e pyetën për bashkëveprimin mes tyre.

Ajo mori edhe një fletëthirrje nga gjykata për të paraqitur gjithë komunikimin me McGonigal si dhe informata për pagesa apo dhurata që i kishte dhënë ai.

 Sëeeney nuk iu përgjigj një kërkese për koment të bërë përmes punëdhënësit aktual të Sweeney, Citigroup. Insajderi nuk mund të konfirmonte që Guerriero e kishte dërguar emailin ose që Sëeeney e kishte marrë atë”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Të fundit