Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ana Otasheviç/ Demostat
Qëkur hyri në politikë, Donald Trampi kishte përparësi në krahasim me politikanët e tjerë: askush nuk e merrte seriozisht. Megjithatë, presidenti amerikan ka një karakteristikë që është e rrallë në politikë: atë që thotë, e bën. Kështu ishte puna edhe me goditjen e Kongresit në Uashington, në të cilin me 6 janar 2021, u turrën pasuesit e tij, në kohën që anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit përgatiteshin për të shpallur fitoren e Xhozef Bajdenit në zgjedhje. Këtë revoltë, e cila bëri që Uashingtoni për një moment të ngjiste me Bogotën, siç vërejti me hidhërim një gazetar i CNN-it, Trampi kishte ditë që e kishte paralajmëruar, megjithëse tërë skena dukej patetike, me ultradjathtistë mjekroshë në uniforma kaubojsish që valvisnin flamujt jugorë të kohës së Luftës Civile dhe skllavërisë, gjë e cila la një vulë të pashlyeshme te shoqëria amerikane.
Në mbarë Shtetet e Bashkuara, por edhe në pjesën tjetër të botës, u bashkuan zërat që shpreheshin se Trampi është përgjegjës për dhunën e shkaktuar në të cilën vdiqën pesë njerëz, ndërmjet të cilëve edhe një polic. Në mesazhin video që transmetoi nga Shtëpia e Bardhë, në kohën që pasuesit e tij i ishin turrur Kapitol Hillit, ai u bëri thirrje protestuesve të ktheheshin në shtëpi, me konstatimin se “i don” dhe se fitorja e tij “bindëse” zgjedhore është vjedhur. Ditën në vazhdim gjithçka përfundoi- zëvendëspresidenti Majk Pens, me cilësinë e Kryesuesit të Senatit, e shpalli zyrtarisht Bajdenin si fitimtar, duke refuzuar kërkesën që ia kishte adresuar Trampi për të shfrytëzuar rastin dhe të mos e njihte demokratin si president, gjë me të cilën shkeli ashpër kompetencat e tij, dhe një sërë përfaqësuesish të lartë të administratës, në radhët e të cilëve edhe sekretarë shteti (ministra) nga më besnikët, dhanë dorëheqjen.
Duke e kuptuar se ka mbetur vetëm, Trampi ndryshoi tonin dhe deklartoi se është “skandalizuar” nga dhuna në Kapitol Hill dhe se është tashmë i përqendruar në dorëzimin paqësor të pushtetit me 20 janar, duke pranuar kështu indirekt fitoren e rivalit të tij, megjithëse nuk la pa përsëritur se nuk është dakord me rezultatin e zgjedhjeve. Një ditë më vonë delaroi se nuk do të marrë pjesë në inagurimin e presidentit të ri me 20 janar, gjë që do të jetë hera e para në një traditë më të gjatë se dyqind vite. Shtypi amerikan shkruan se ai mund të largohet nga Shtëpia e Bardhë që me 19 janar dhe të shkojë në klubin e tij luksoz në Florida. Deri atëherë do të qëndrojë i izoluar dhe nën presion. Kanali i tij më i dashur për komunikime Tuiter, ia fshiu llogarinë “për shkak të rrezikut për nxitje dhune”, pastaj e hodhën jashtë edhe nga të gjithë rrjetet e tjera shoqërore, nga Fejsbuku deri te Tiktoku, gjë që në botën e sotme do të thotë se i është hequr e drejta për t’iu drejtuar opinionit publik. “Nuk do të më bëjnë të hesht”, shkroi Trampi duke paralajmëruar se shumë shpejt do të inicojë platformën e tij në internet, në një mesazh të nisur nga faqa zyrtare e presidentit amerikan, i cili shumë shpejt u fshi.
Hakmarrja e demokratëve
Në harkun kohor prej dy muajsh Trampi përshkroi rrugën nga presidenti i rizgjedhur potencial në humbës të plotë. Në zgjedhjet e 3 nëntorit evitoi fiaskon të cilën shpresonin demokratët dhe fitoi numrin më të madh të votave që kishte fituar ndonjëherë kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale, për shkak të pjesëmarrjes masive të qytetarëve në zgjedhje. Demokratët fituan një numër më të vogël sesa prisnin vendesh në Dhomën e Përfaqësuesve dhe dukej se Republikanët do ta ruanin shumicën në Senat. Megjithëse u mund nga Bajdeni, Trampi ishte në pozitë që të ndikonte fuqishëm te Partia Republikane, e ndoshta edhe të kandidonte në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2024. Pas 6 janarit një gjë e tillë duket e pamundur. Wall Street Journal shkruan se “kjo javë duket se do të shenjojë fundin” e Donald Trampit si “figurë politike serioze”. “Më e mira për të gjithë, përfshirë edhe atë vetë, është nëse largohet me qetësi”, konstaton kjo gazetë. Demokratët e nervozuar dhe një numër i vogël republikanësh kërkojnë që ai të largohet nga funksioni, duke e konsideruar të rrezikshëm për kombin. Bajdeni i quajti pasuesit e Trampit që hynë në Kongres “halabakë të hallakatur”, “kryengritës” dhe “terroristë vendorë”. Në institucionet shtetërore më të larta për Trampin flitet si për një tip që nuk është në gjendje të arsyetojë dhe i cili ka humbur kontrollin, kësisoj kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongres, Nensi Pelosi, deklaroi se ka bisedar me kreun e ushtrisë në lidhje me mundësinë që “të parandalohet presidenti jo stabël për të inicur ndonjë sulm ushtarak ose aksesin në kodet për fillimin e ndonjë sulmi bërthamor”. Zëvendëspresidentit Majk Pens i ka kërkuar që t’i drejtohet amendementit 25 që lejon një mundësi të tillë. Pensi nuk është për një ecuri të tillë, por është për skenarin që të pritet fundi i mandatit presidencial. Pastaj Pelosi i dërgoi Trampit ultimatumin: nëse nuk jep “menjëherë” dorëheqjen kundër tij do të ngrihet akuza për rol në “nxitjen e dhunës kundër qeverisë së Shteteve të Bashkuara”. Republikanët mendojnë se një procedurë e këtillë për largimin e presidentit, të cilit i kanë mbetur më pak se dy javë në Shtëpinë e Bardhë, do ta thellonte akoma më shumë unitetin e lëkundur kombëtar amerikan. Nëse vjen puna deri këtu kjo mund ta pengonte fillimin e mandatit të Bajdenit dhe të nxitë konflikte të reja mes demokratëve dhe republikanëve, meqënëse presidenti i ardhshëm gjatë fushatës ka folur për pajtim dhe kompromis me kampin kundërshtar, në mënyrë të veçantë kur është fjala për probleme të diskutueshme si puna e sistemit shëndetësor dhe emigracionit.
Luftë deri në fund
Trampi paraprakisht i ka shterruar të gjithë mjetet ligjore para gjykatave amerikane, duke besuar se do t’ia arrinte ta kthente rezultatin zgjedhor në favor të tij. Përsëriti vazdimisht, duke filluar që nga 3 nëntori, se i kanë vjedhur votat, gjë që një numër të madh të zgjedhësve të tij, nga gjithsejt 74 milionë, i bindi se votat e tyre janë vjedhur. Republikanët nuk kundërshtuan nga frika se mos humbasin bazën e tyre zgjedhore. Megjithatë, një situatë e këtillë, shkaktoi tensione që sollën sulmet në Kongres.
Trampit i faturohet se është fajtor edhe për faktin se republikanët humbën për një qime Senatin pas votimit në shtetin amerikan Xhorxhia, ku me 5 janar 2021, u përsëritën zgjedhjet për dy poste senatorësh, pasi në zgjedhjet e 3 nëntorit asnjë prej kandidatëve nuk kishte fituar më shumë se 50% të votave. Mandatet u fituan nga kandidatët demokratë e për pasojë raporti i forcave në Senat tashmë është 50-50, gjë që zëvendëspresidentes së zgjedhur Kamala Harris i mundëson të vendosë në çështjet ku senatorët janë barabar. Me Senatin në të cilin demokratët kanë fjalën e fundit, Bajdeni nuk ka përse të shqetësohet për votën e republikanëve për vendimet që do të marrë. Në fushatën për dy postet e senatorëve në Xhorxhia është bërë edhe regjistrimi i bisedës telefonike të Trampit me përfaqësesin e republikanëve nga ky shtet amerikan, në të cilën kërkohet prej tij të gjenden 11.780 vota që do t’i mundësonin të ndryshonte rezultatin zgjedhor. Karl Bernshtajni, njëri prej dy gazetarëve të “Uashington Post” që inicuan aferën Uotergejt, vlerësoi se ky zbulim është më i rëndë sesa rregjistrimet që patën rrëzuar Riçard Niksonin në kohën e tij.
Trampi erdhi në pushtet në vitin 2016 si produkt i revoltës zgjedhore kundër sistemit që kishte prodhuar pabarazi të mëdha, të gjitha këto të trupëzuara te kandidatja demokrate Hilari Klinton, por nuk arriti që këtë kapital politik, ta shndërrojë në politikë ë cila do të mund të zbuste ndarjet e mëdha shoqërore, por përkundrazi, i thelloi ato akoma më shumë. Revolta kundër elitës në Uashington e cila në vitin 2016, i’a hapi rrugën drejt pushtetit, përjetoi fundin e saj simbolik me sulmin e pasuesve të tij në Kongres, i cili, duke gjykuar nga të gjitha gjasat, shenjon edhe fundin e karrierës së tij politike.
Turp për demokracinë
Ngjarjet në Kapitol Hill kanë shkaktuar komente të ndryshme në mbarë botën, nga çudia deri te ironia e përfaqësuesve të atyre vendeve që kanë qenë shpesh objekt sulmi i Uashingtonit, si puna e Kinës, Iranit, por edhe Rusisë, Turqisë dhe Venezuelës. “Ky është fundi”, reagoi Konstantin Kosaçovi, kryesuesi i komisionit për punë të jashtme në Dhomën e sipërme të parlamentit rus, duke vërejtur se demokracia amerikane “çalon nga të dyja këmbët”. Për ish presidentin e Bashkimit Sovjetik Mihail Gorbaçov, trazirat në Uashington vunë në pikëpyetje fatin e Shteteve të Bashkuara. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se ngjarjet ishin “turp për demokracinë” në Shtetet e Bashkuara “në të ashtuquajturin djep të demokracisë”. “Pamë se republikanët dhe demokratët janë njëlloj”, konstatoi pashai i Bosforit.
Demokracia perëndimore është “e brishtë dhe e dobët”, vlerësoi presidenti iranian Hasan Rohani, duke paralajmëruar se vendet perëndimore janë truall pjellor për populizmin. Kryeministri indian Narendra Modi i bëri thirrje pushtetit amerikan të mos lejojë që “procesi demokratik të asgjësohet me protesta të paligjshme”, ndërsa ish presidenti i Nigerisë Atiku Ababakar deklaroi se “ky është një leksion nga i cili duhet mësuar se institucionet e forta dhe jo personalitetet e fortë janë mbrojtës të kulturës së pasur demokratike”.
Pekinit nuk iu desh shumë që të sillte në kujtesë se para tetëmbëdhjetë muajsh në parlamentin e Hong Kongut sulmuan demonstrantët që mbështet Uashingtoni. Në kontekstin e Luftës së re të ftohtë me amerikanët, kinezët theksojnë modelin e tyre njëpartiak, kontrollin e suksessëm të pandemisë së epidemisë Covid dhe rritjen ekonomike të rinovuar, ndërsa Perëndimi ende lufton me virusin. Kina është e bindur se ka ardhur koha e saj përballë Perëndimit fuqia e të cilit është duke perënduar. Pamjet nga Kapitol Hilli janë në favor të saj. Ardhja e Bajdenit nuk i shqetëson shumë ata, sepse ai po e merr pushtetin në një moment kur SHBA-të janë të përçarë më shumë se kurrë më parë, shto këtu edhe një numri të madh votuesish të Trampit që janë të tërbuar nga zemërimi se u janë vjedhur votat. Ironia është akoma më e madhe po të kemi parasysh se Bajdeni ka shpallur se një prej drejtimeve kryesore të diplomacisë së tij do të jetë mbrojtja e demokracisë.
Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38