Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Incidenti me letra –bombë në Madrid/ A ka masa shtesë në ambasadën e Ukrainës në Tiranë? Sqarimi në Politiko
Pas incidentit të tri ditëve më parë ku një ‘letër bombë’ shpërtheu në ambasadën ukrainase në Madrid, e për pasojë u plagos një punonjës, Ukraina ka vënë të gjitha ambasadat dhe konsullatat jashtë vendit nën masa të shtuara sigurie.
Kjo, pasi këtë javë ambasadat e Ukrainës në Hungari, Holandë, Poloni, Kroaci, Itali, Austri, konsullatat e përgjithshme në Napoli dhe Krakov dhe konsullata në Brno kanë marrë pako të dyshimta, me sy kafshësh.
Por si është situata në ambasadën e Ukrainës në Tiranë?
Politiko.al kontaktoi me ambasadën ukrainase për të mësuar nëse ka patur incidente të ngjashme.
Ambasada njofton se deri tani nuk është shënuar asnjë incident dhe se puna vijon normalisht.
“Këto ditë nuk ka pasur asnjë incident me Ambasadën e Ukrainës në Tiranë. Ambasada po punon si zakonisht”, përgjigjet ambasada e Ukrainës në Tiranë për Politiko.al.