Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Intervista në PolitikON/ Rama pranon për herë të parë ‘aleancën me qelbësirat’: Duhet e keqja për punë të mira
Të ngutura dhe të pavëmendshme, siç janë kryesisht mediat tona, ‘rrëfimi’ më i fortë i kryeministrit Edi Rama në intervistën për programin PoltikOn në RTV Ora, kaloi pa u vënë re apo u lënë jashtë, qëllimisht. I ngacmuar për termin e Mustafa Nanos ‘aleanca e qelbësirave’, kryeministri, për herë të parë, pranoi, edhe pse me nota relativizuese se, ka patur një ‘përdorim’ të elementëve problematikë, në përpjekjet e tij politike për të ardhur në pushtet. Rama ka përdorur një fjali, apo një shprehje të huazuar ‘ndonjëherë, duhet edhe e keqja për të bërë punë të mira”.
…vijon (pjesa I, II dhe video këtu)
Alfred Lela: Keni shkruar diku te ‘Refleksionet’, keni risjellë një fjali të zotit Berisha që ka thënë për ju “asht i zoti i gojës”…
Edi Rama: E vërtetë, ka qenë momenti kur kam shkuar në Qytet Studenti ku ishte mbledhur grupi ku sapo kishte anoncuar PD dhe të gjithë ishin ulur, vetëm Saliu ishte në këmbë me një pardesy që…
Alfred Lela: Ia merrte era e së ardhmes…
Edi Rama: …si ato të valles së shpatave, dhe mbante një fjalim për huliganët e Shkodrës, sepse disa njerëz kishin thyer xhamat e dyqaneve dhe kjo e kishte shqetësuar Presidentin e kohës dhe po mbante një fjalim për huliganët, dhe në fakt ai do ishte dhe teksti që do nxirrte në deklaratë Partia e sapoformuar Demokratike, për të mbajtur qëndrim për huliganët. Gjuha ishte e njëjta si e Ramiz Alisë, dhe unë i thashë më falni ku jam këtu, se nuk e kuptoj, si mund t’i quani ‘huliganë’, siç i quan Ramiz Alia? Këta janë njerëz që kanë 50 vjet që nuk kanë mundur të shërohen dhe tani flasin kështu, por kjo ‘i zoti i gojës’ ishte kur hyra unë...
Alfred Lela: Ikët nga konteksti i Ramiz Alisë dhe hytë te partia e Ramiz Alisë…
Edi Rama: Po, natyrisht, sepse e para, nuk ishte më ajo që ishte me Ramizin dhe e dyta, sepse te partia ku duhet të isha unë e kishte zënë rrugën një rradhë e tërë komunistësh, me Saliun në krye, dhe kur hyra në dhomë e pashë që isha i padëshiruar. Gramoz Pashko, ndjesë pastë, më tha ‘urdhëro ça ke’, kur e pa që nuk po ikja, Saliu u ngrit e tha ‘ky djali na duhet për fushatë se është i zoti i gojës’.
Alfred Lela: …dhe nuk ju ka dhënë pak, se unë e kuptoj që ju keni dashur shumë më shumë, po në mendimin tim ai iu ka dizejnuar si ministrin e ardhshëm të Kulturës në qeverinë e parë demokratike.
Edi Rama: Unë nuk kisha asnjë qëllim që të merresha me politikë.
Alfred Lela: Kam përshtypjen se ‘Refleksionet’ tuaja me të ndjerin Ardian Klosin, ishin lëvizja juaj politike. Kur e patë që dolët nga Lëvizja politike e Dhjetorit, ndoshta nga vonesa e Korfuzit, ose shija iu la, por a nuk janë ‘Refleksionet’ Lëvizja juaj e Janarit, se dhjetori iku?
Edi Rama: Ishte humori i universit që më pengoi, me siguri, nëse nuk do kishte ndodhur ashtu…
Alfred Lela: Do ishit ju lideri i Dhjetorit?
Edi Rama: Jo, unë nuk kisha qëllim të merresha me politikë, të merresha aktivisht.
Alfred Lela: Unë nuk ju besoj, e doni kaq shumë këtë zoti kryeministër, saqë po luftoni për mandatin e tretë sikur të ishte i pari i gjithë të parëve…
Edi Rama: Flasim për atë kohë, kam dëshmitarë për këtë, nuk e imagjinoja dot, por ka nisur të strukturohet në këtë sallë këtu, Lëvizja, një vit më parë, pas vrasjes, se ne i ndiqnim këto ngjarjet se këtu ka pasur një mjedis dissidence, flitej hapur. Unë u thoja pa rënë Rumania nuk ndodh gjë këtu, se ajo ishte me e ngjashmja me ne, se të tjerat ishin shumë larg, si Hungaria psh, dhe kur del fotografia e famshme e Çausheskut, i vrarë, kam thënë: tani këtu diçka fillon. Dhe Ramiz Alia pastaj mbajti një fjalim dhe doli ajo që partia le të hapej dhe në mbledhje të vijë kushdo, dhe këtu u mbush gjithë salla dhe kishte shumë turmë, ishte absurd, si një teatër live. Blendi Gonxhe tha ‘unë dua të dal jashtë’ dhe Sekretari i Partisë i thotë ‘nuk është me detyrim, kush do le të dali’. Po unë nuk kam vizë, tha Gonxhja dhe që këtu filluan shumë gjëra.
Alfred Lela: Kam një kureshtje që lidhet me të ndjerin Kasem Trebeshina.
Edi Rama: Ja prit, se dua të të jap përgjigje pse i bëmë ne ‘Refleksionet’. Më thane, çfarë propozon ti? U thashë: luftë me Ramiz Alinë se ça partie opozitare është kjo nëse nuk bën luftë me Ramiz Alinë. Por unë nuk thashë luftë në sensin që të marrim pushkët, se më quajtën pastaj si ekstremist, dhe i ndjeri Gramoz Pashko tha që ne nuk kemi ardhur këtu të bëjmë luftë. E mirë i thashë, po iki. Dhe ika. Puna është se këta nuk ishin anti-sistem në sensin e regjimit, dhe kemi qenë me Ardianin te shtëpia e tij, dhe i thashë kemi një mënyrë ne për ta shtyrë PD dhe për të përfituar nga epshi karrierist i atij komunistit që ka marrë PD peng. I kam thënë Arben Imamit ‘paçi fat me këtë se ky do t’ju hajë të gjithëve’. Ne kemi ardhur këtu edhe e kemi godit Enver Hoxhën këtu për herë të parë.
Alfred Lela: Pati një lëvizje politike këtu, ajo e Janarit...
Edi Rama: Pati një lëvizje dhe që ishte e atyre që nuk merreshin me politikë, të bënin parti dhe ndodhi që, mbasi këtu ne goditëm Ever Hoxhën, dhe mbaj mend kur e shkruaja atë dokumentin, disa herë e kam fshirë disa herë e kam shkruar, se nuk ishte e lehtë, dhe në fund kur po mbaronte gjëja dhe i them Ardianit ‘t’i marrim firmat se jemi shumë’, dhe nxorrëm atë peticionin e famshëm me dy pika: Të rishikohet figura e Enver Hoxhës dhe të liroheshin të burgosurit politikë. Se këtu Saliu tha që ky do të nxjerrë llumin e shoqërisë nga burgu, dhe e çuam peticionin te RD, por nuk na e botoi. Jemi kthyer në shtëpi dhe morëm Aleksandër Biberajn në telefon se filluam të kishim frikë.
Alfred Lela: Mua më duket se e shpikët, në thonjëza, Kasem Trebeshinën për të prodhuar një anti -Kadare për t’i bërë një lloj…
Edi Rama: Nuk ishte ky qëllimi, po ishte një kuriozitet i madh dhe respekt për këta njerëz që kishin qenë në burg. Mora Biberajn në telefon për të dhënë një intervistë dhe i tregova, kështu kështu, dhe më mori në telefon mbasi u bë intervista e më tha: a je i sigurt, se do jetë problem. I thashë: po nuk e nxorrët do jetë problem.
Alfred Lela: Çfarë mendoni për Kasem Trebeshinën si shkrimtar?
Edi Rama: Nuk është Ismail Kadare.
Alfred Lela: Ju flisni te “Kurbani” për erotikën e pushtetit, është erotik pushteti?
Edi Rama: Pushteti është një kafshë, është një kafshë e frikshme dhe e rrrezikshme.
Alfred Lela: E frikshme dhe erotike si një panterë, po themi?
Edi Rama: Është erotik në sensin e fuqisë tërheqëse që ka, ëshë jashtëzakonisht tërheqës, e frikshme, e rrezikshme.
Alfred Lela: Po iu lexoj shkurt disa fjali nga ‘Refleksionet’…“Vazhdojmë të mbajmë në të njëjtën lartësi, difektin më serioz të këtij populli të vjetër, që mishërohet në dëshirën për të komanduar dhe në mungesën e gatishmërisë për t’u bindur individualisht, që duan shpesh herë demokracinë si një skenë ku ngjitemi si personazhe kryesore, e që gjithsesi e harrojmë më të rëndësishmen, që asnjëri nga ne nuk është i domosdoshëm për Shqipërinë”.
A nuk ju kujton kjo Edi Ramën e sotëm?
Edi Rama: Në atë që kam thënë, është që ne jemi shumë individualist, dhe ka një arsye se pse ne shkëlqejmë jashtë, pavarësisht llojit të punës që bëjmë. Shqiptarët jashtë janë punëtorë të jashtëzakonshëm. Grekët e pranojnë që pa shqiptarët, Lojërat Olimpike do të kishin qenë në rrezik. Kudo shkojmë ne shkëlqejmë, pavarësisht në cilin nivel social jemi; që nga ata që punojnë, që lajnë pjata ose punojnë në ndërtim, deri te ata që arrijnë në nivele të larta. Ne shkëlqejmë, sepse jashtë nuk komandojmë dot, nuk kemi iluzionin e komandimit, po kemi nevojë që t’i mbijetojmë sfidës, në një mjedis që nuk i çon dot kryeministrit mesazh, nuk shkon të thuash ‘dua të bëhem drejtor, doganier’. Ndërsa këtu është problem, dhe se kemi vetëm ne, edhe grekët e kanë. Jemi individualistë dhe kemi sensin që i dimë mirë punët e të tjerëve.
Alfred Lela: Tre komplimente më kanë vrarë veshin, dhe më janë dukur të tepruara, që u janë berë ju. Njëri i ish-ministres Ikonomi që “Edi Rama është brendi (marka) i vetëm që ne kemi”, një tjetër i zonjës Ornela Vorpsi “Edi Rama magjepsi Parisin”, dhe a i Henri Çilit, mikut tonë të përbashkët, që “të gjithë ata që e kritikojnë Ramën janë në xhelozi intelektuale”. A jua kanë vrarë veshin edhe juve këto komplimente, apo ju kanë lënë neutral?
Edi Rama: Janë këndvështrime personale, duhen pyetur ata.
Alfred Lela: A e jetësuat ju, zoti Rama, ‘aleancën e qelbësirave’ të Mustafa Nanos? Ka njerëz që thonë se Rama solli një estetikë në shtet dhe një arrogancë në pushtet, pasi futi njerëz që Berisha edhe mund t’i përdorte, por i mbante larg, ndërsa ju i futët te rrethi më afër vetes.
Edi Rama: Në politikë hyhet për të fituar, jo për të humbur, dhe është shumë e rëndësishme arsyeja pse do të fitosh. Ka një shprehje që, ndonjëherë, duhet edhe e keqja për të bërë punë të mira. Me këtë kam parasysh që, nëse i nxjerrim gjërat nga konteksti, e kemi shumë kollaj të bëjmë gjykime, por di të them që unë kam qenë i pari kryetar partie që kam kërkuar, që para se të bëhet lista e deputetëve, të merret dëshmia e penalitetit të çdo deputeti, dhe sipas ligjeve të këtij vendi, çfarë ka ndodhur para 5 vjetësh nuk ekziston. Por, propaganda është aq e madhe, sa duket sikur të gjithë deputetët janë njerëz që kanë probleme, kur në fakt 99 % e deputetëve vijnë nga rrugë krejt normale të jetës.
Alfred Rama: Çfarë do të kishte menduar i ndjeri At Zef Pllumi për ju dhe qeverisjen tuaj këto tetë vite?
Edi Rama: Nuk marr përsipër ta them këtë, se po më kërkon shumë këtu, po të jesh i sigurt që do kishte qenë shumë më afër meje se afër jush.
Alfred Lela: Ervin Hatibi ka botuar një libër me poezi, sapo ka dalë, dhe në një intervistë që ka dhënë për këtë libër dua të lexoj një gjysmë fjalie, “Nga Tirana janë zhdukur shpatullat e kaltra të Dajtit”. Ju e kuptoni, se jeni njeri edhe i penës, që e ka pasur për këto ndërtimet pafund që ia kanë ‘zhdukur shpatullat Dajtit’.
Edi Rama: Ervinin nuk e kam ndjekur sëfundmi, por ai është padiskutim një nga talentet më mbresëlënës që unë kam hasur në përdorimin e shqipes edhe është i jashtëzakonshëm. Sa i përket ‘shpatullave të Dajtit’, poetikisht është e bukur, por realiteti ka brenda edhe poezinë, dramën, prozën, satirën, është shumë më kompleks.
Alfred Lela: Nga një film që të gjithë e kujtojmë, është një batutë, “Po me urën ç’patën xhanëm?, unë dua të them ‘po me Kullën e Sahatit ç’patën xhanëm’?
Edi Rama: Pse, çfarë ka ndodhur?
Alfred Lela: Është ngucur aty në mes të disa ndërtesave, mezi merr frymë.
Edi Rama: Kur arkitektët francezë bënë projektin e qendrës, një nga pikat që kishin problem ishte shpërfytyrimi i imazhit të Kullës së Sahatit dhe menduan që t’i vënë një ndërtim që t’i krijonte një sfond Sahatit. Projekti që do të ndërtohet aty do t’i japi një vlerë edhe Kullës së Sahatit, siç i ka dhënë vlerë të veçantë atij monumentit te Plaza, harku i artë që është vendosur pranë.
Alfred Lela: Kam shumë pyetje të tjera, por më duhet ta mbyll, unë ju falenderoj shumë kryeministër, dhe një gjë të fundit një urim meqë jemi në prag festash.
Edi Rama: Me ju qoftë Zoti, dashuria, shëndeti dhe kreativiteti.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38