Flash News

KRYESORE

Kabineti Rama, 'riciklim' i emrave të vjetër dhe disa surpriza të reja

Kabineti Rama, 'riciklim' i emrave të vjetër dhe disa

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar  emrat e qeverisë së re socialiste. Disa emra janë risi, disa ‘të vjetër’ dhe disa të pandryshuar.

Ndër “emrat” më të habitshëm , ishte Diella, asistentja virtuale e e-Albania, e cila  do të marrë drejtimin e e Ministrisë së Inteligjencës Artificiale për Prokurimet Publike, siç njoftoi Rama.

Kumbaro nuk do të jetë më ministre e Turizmit dhe Mjedisit. Nga Asambleja e PS, Rama surprizoi duke e emëruar Kumbaron ministre të Arsimit.

Rama e largoi Elisa Spiropalin nga roli i kryeparlamentares duke ja lenë këtë vend Niko Peleshit, ndërkohë Spiropali mori drejtimin e ministrisë së Jashtme.

Ministritë dhe drejtuesit

Belinda Balluku - Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës (Rikonfirmohet në detyrë)

Albana Koçiu - Ministria e Punëve të Brendshme (Ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, zëvendëson Ervin Hoxhën)

Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (Vjen nga drejtimi i Kuvendit dhe zëvendëson Igli Hasanin)

Petrit Malaj - Ministria e Financave (Rikonfirmohet në detyrë)

Blendi Gonxhja - Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit (Vjen nga MEKI dhe pason Mirela Kumbaron që drejtonte Turizmin)

Sofjan Jaupaj - Ministria e Mjedisit (Mbante detyrën e zv/ministrit të Mjedisit)

Mirela Kumbaro - Ministria e Arsimit (Vjen nga drejtimi i Ministrisë së Turizmit)

Evis Sala - Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (Vjen nga Italia)

Delina Ibrahimaj - Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (Vjen nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit)

Diella – Ministria e Inteligjencës Artificiale për Prokurimet Publike

Besfort Lamallari - Ministria e Drejtësisë (Pason Ulsi Manjën)

Pirro Vengu - Ministria e Mbrojtjes (Rikonfirmohet në detyrë)

Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (Kryebashkiaku aktual i Cërrikut)

Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor (Pason Arbjan Maznikun)

Toni Gogu - Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin

 Majlinda Dhuka – Kryenegociatorja e Shqipërisë

Adea Pirdeni  - Zv/Kryenegociatorja e Shqipërisë

 

Të fundit