Flash News

KRYESORE

Edhe 28 kuti për të numëruar, PS merr 8 mandate, PD 6, Kryemadhi mbetet ‘duarbosh’

Edhe 28 kuti për të numëruar, PS merr 8 mandate, PD 6, Kryemadhi

Edhe 28 kuti për të numëruar, PS merr 8 mandate, PD 6, Kryemadhi mbetet ‘duarbosh’

Ndërsa kanë mbetur edhe 28 kuti për të numëruar, në në qarkun e Elbasanit, sipas përditësimit të KQZ-së deri në këto momente (03.41), PS vazhdon që të kryesojë si parti e parë me 81026vota ose 54.98 %, me 8 mandate.

PD-AN kanë marrë 54926 vota ose 37.27 %, konvertuar në 6 mandat në gjithë qarkun.

Nga ana tjetër, LSI ka marrë 6691vota ose 4.57 %, por pa arritur që të marrë një mandat.

Ndërkohë, PSD e Tom Doshit dhe gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti.

Krahasuar me vitin 2017, rezulton se PS ka marrë një mandat më shumë, PD është rritur me 1 mandate, ndërsa LSI ka rënë me 2 mandate.

Të fundit