Flash News

KRYESORE

Kush janë folësit e protestës? Vetëm pesë deputetë, shumica nga shoqëria civile

Kush janë folësit e protestës? Vetëm pesë

Ndërsa na ndajnë edhe dy orë nga protesta kombëtare e thirrur nga PD dhe shoqëria civile para kryeministrisë, zbardhen detaje të reja nga organizimi.

Mësohet se në protestë do të mbajnë fjalim rreth 20 persona. Ndër to, do të jenë vetëm 5 deputetë si kreu i PD, Sali Berisha, Albana Vokshi, Agron Shehaj, Belind Këlliçi dhe Monika Kryemadhi nga LSI, ndërsa shumica e personave që do mbajnë fjalime në foltoren e ngritur që prej mbrëmjes së djeshme në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ do të jenë emra që përfaqësojnë kauza të shoqërisë civile si Altin Goxhaj, Erion Piciri, Aulon Kalaja etj.

Sa i përket hapjes, ajo nis me himnin e protestës “Një hap përpara” e kënduar nga Renis Gjoka dhe Big Basta.

 

Të fundit