Flash News

KRYESORE

ZDF reportazh për Shqipërinë para zgjedhjeve: Mes pandemisë dhe pastrimit të parave të drogës, Rama s'na përgjigjet

ZDF reportazh për Shqipërinë para zgjedhjeve: Mes pandemisë

Televizioni gjerman ZDF i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas mediat së njohur gjermane, vendi po përballet me një situatë të vështirë të krijuar nga pandemia e Covid-19.

Gazetarët e ZDF kanë parë nga afër se si po përballet vendi ynë me pandeminë, si dhe janë ndalur ne terren se si po trajtohen pacientët e infektuar në Krumë.

“Shkëlzen Ibra punon si mjek i mushkërive në Krumë dhe ndien mbi të gjitha që administrimi është si njëfarë administrimi me mungesa. Spitali i provincës mezi sa siguron furnizimin me oksigjen për rreth 20.000 njerëz. Një katastrofë në këtë krizë Covid-i. Janë të detyruar edhe t’i kthejnë pacientët në shtëpi, pasi nganjëherë nuk kanë ç’të bëjnë. “Kërkojmë më shumë. Ka pasur ditë që kemi pasur 12 pacientë që kishin nevojë për oksigjen dhe nuk u jepnim dot.

U ka rënë të fikët nga mungesa e oksigjenit.” Që Kruma dhe zona rreth e rrotull është kaq e keqfurnizuar është në njëfarë mënyre faj i qeverisë. Të rinjtë emigrojnë për të fituar para diku gjetkë. Kruma është e varfër, kryeqyteti është larg”, thuhet në reportazh.

Rama refuzon të përgjigjet

Media e madhe gjermane flet për ndërtimet e vrullshme në Tiranë, ndaj televizioni hedh dyshime se pas tyre fshihet një makineri e madhe pastrimi parash.

“Politikanët premtojnë shumë e bëjnë pak. Këtë e vërtetova pasi më ndodhi kjo (pasi më zuri sëmundja). Asnjë ministër nuk ka ardhur të na shikojë se çfarë bëjmë, vijnë vetëm sa për të na u lutur për vota që të vijnë në pushtet”, shkruhet mes të tjerave në reportazhin e Britta Hilpert të ZDF.

“Për pyetjet e intervistës sonë nuk marrim përgjigje nga kryeministri Edi Rama. Me sa duket iu druhet pyetjeve rreth menaxhimit të Covid dhe kritikave ndërkombëtarë për projektet e dyshimta të ndërtimit dhe korrupsionin në qeverinë e tij.

Kryeministri po bën fushatë të shfrenuar duke e trajtuar pandeminë si një histori suksesi, por në syrin e gazetares gjermane dhe fakteve që ajo ka mbledhur në terren, gjithçka rezulton ndryshe.

Sektori i ndërtimit në Tiranë ka një bum të madh, i vetmi në këtë krizë ekonomike, por shumë kulla me zyra janë bosh”.

Gazetarja Ornela Liperi ka bërë kërkime rreth kësaj dhe thotë se këto ndërtime, kështu siç po ecin tani, justifikohen vetëm me pastrim parash, para droge. Qeveria ndikon në këtë pike edhe për shkak të zgjedhjeve.

“Qeveria nuk ka treguar kurrë vullnet politik për të hetuar se nga vijnë këto para për investime ndërtimi. Gjithë këto leje ndërtimi, këto ndërtesa gjigante, na bëjnë të mendojmë se një pjesë e këtyre parave të pista shkon për zgjedhje.” Kundër korrupsionit në qeveri, vitet e fundit ka pasur herë pas here protesta masive e megjithatë nuk i dihet nëse kjo qeveri do të shkarkohet për mungesë votash sipas analistit politik Mentor Kikia.

Të fundit