Flash News

KRYESORE

Nesër zgjedhjet, si duhet të plotësohet fleta e votimit që të jetë e vlefshme?

Nesër zgjedhjet, si duhet të plotësohet fleta e votimit që

Shqipëria nesër vendos për fatin e qeverisë së re për katër vitet e ardhshme.

Qytetarët do t’ju drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur, por para se ata të ushtrojnë vullnetin e tyre Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar tri mënyrat se si duhet të plotësohet fleta e votimit që të jetë e vlefshme. 

KQZ ka informuar se në kuadratin e bardhë përbri logos së subjektit zgjedhor (parti/koalicion), ose sipas rastit kur zgjedh edhe kandidatin, duhet të vendosësh shenjën X, ose +. Çdo shënim tjetër mundet ta bëjë të pavlefshme fletën e votimit.

Qytetari mund të votojë për subjektin zgjedhor dhe gjithashtu mund të votojë vetëm njërin nga kandidatët e atij subjekti. Në këtë rast vota i shkon subjektit zgjedhor. Është gjithashtu votë edhe për kandidatin e atij subjekti.

Qytetari mund të votojë vetëm për një kandidat (duke shënuar X ose + vetëm në kutinë që i korrespondon numrit të kandidatit të preferuar), pa votuar subjektin zgjedhor të cilit i përket ai kandidat. Në këtë rast vota shkon për kandidatin, por shkon edhe për subjektin të cilit i përket kandidati.

Kur fleta e votimit shpallet e pavlefshme?

KQZ thekson se, votuesit nuk mund të votojnë për një subjekt zgjedhor dhe për kandidatin e një subjekti tjetër.

Votuesit nuk mund të votojnë për dy subjekte zgjedhore.

Votuesit nuk mund të votojnë për dy kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor.

Gjithashtu votuesit nuk mund të votojnë dy kandidatë të dy subjekteve të ndryshëm.

 

Të fundit