Flash News

KRYESORE

Nga kualifikimi i Kombëtares në EURO 2024 tek superliga evropiane, ngjarjet kryesore të sportit

Nga kualifikimi i Kombëtares në EURO 2024 tek superliga evropiane,

KOMBËTARJA SHQIPTARE

Kombëtarja Shqiptare u kualifikua në EURO 2024,kompeticioni europiane i futbollit që do të zhvillohet në Gjermani. E vendosur në Grupin E, me 4 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje, Shqipëria e kaloi me kualifikim fazën e grupeve duke u renditur e para.

Jasir Hasani dhe Kristjan Asallni spikatën me dy gotat e tyre duke u renditur nga UEFA, ndër më të mirët. Në fazën eliminatore, Shqipëria do të përballet me Grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

JUVENTUS

Klubi bardhezi u dënua nga Gjykata Federale e Apelit me heqjen e 15 pikëve nga renditja në seria A. Shkak për ndëshkimin e klubit u bënë mashtrimet me bilancet shitblerjes së lojtarëve.

PAUL POGBA

Futbollisti i Juventus u pezullua pa afat pasi rezultoi pozitiv në testin e doping-ut. Pas pezullimit, Juventus vendosi t'i pezullojë pagën francezit. Prokuroria Antidoping ka kërkuar 4 vite pezullim për francezin.

RAPHAEL DWAMENA

Futbollisti dhe kapiteni i Egnatia humbi jetën pas një ataku kardiak që pësoi në fushë. 28-vjeçari u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Në vitin 2020, Dwamena u diagnostifikua me një problem në zemër dhe u detyrua të vendoste defribilator. Mjekët i kishin kërkuar ganezit që të tërhiqej nga futbolli, por ai s’kishte pranuar.

LIONEL MESSI

Argjentinasi fitoi”Topin e Artë”2023, duke i shtuar koleksionit trofeun e 7-të të “Topit të Artë”.

SUPERLIGA EVROPIANE

Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian vendosi që UEFA nuk mund të mbajë monopolin në garat e futbollit, kështu që mund të krijohet Superliga europiane. Vendimi u mor në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë mëngjesin e sotëm.

Në vendimin e gjykatës thuhej se "rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s, që imponojnë miratimin e tyre për zhvillimin e garave alternative ndërmjet klubeve, siç është Superliga, duke i ndaluar skuadrat dhe lojtarët të marrin pjesë në to, janë të paligjshme.” Me pak fjalë gjykata e drejtësisë në Bashkimin Europian thotë se UEFA dhe FIFA nuk mund të jenë monopol në organizimin e garave europiane.

 

Të fundit