Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Tirana në Elbasan, incidentet parazgjedhore që po ‘ndezin' fushatën e 25 prillit

Ndërsa na ndajnë disa javë nga zgjedhjet e 25 prillit, fushata (ende jo zyrtare) ka nisur e tensionuar.
Vetëm gjatë ditëve të fundit janë shënuar tri episode që kanë paraprirë situatën parazgjedhore, ngjarje që kanë shkaktuar debate të shumta në politikë dhe në media.

Në 12 shkurt, Presidenti Ilir Meta u përplas fizikisht me efektivët e Policisë Bashkiake, pasi shkoi në zyrat e Frymës së Re Demokratike ku takoi nga afër kreun e partisë, Sali Shehu. “Dilni nga zyrat ose do t’ju çoj në burg me duart e mia”-u shpreh Meta me tone të ashpra, ndërsa përplasja fizike ka vijuar derisa të gjithë dolën jashtë. Policët Bashkiakë kishin shkuar me qëllim që FRD-ja të lironte zyrat.
Meta e konsideroi urdhrin për lirimin e zyrave të FRD-së dhe përplasjen me policinë si "grusht shteti”.
Incidenti në ditën e Verës
Dita e Verës në Elbasan u shoqërua me përplasje politike mes PD dhe PD. Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha vizituan qytetin në të njëjtën kohë dhe kjo shkaktoi një incident mes simpatizantëve të të dyja forcave.
Sapo kryeministri Edi Rama hyri në bulevardin kryesor, një grup personash të cilët ishin mbledhur për të pritur kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha thirrën “Rama ik”.
Kjo shkaktoi reagimin e mbështetësve të socialistëve duke krijuar një situatë të tensionuar. Pas kësaj Basha dhe Rama kanë akuzuar njëri tjetrin të dielën.
Basha u shpreh se Rama erdhi i shoqëruar nga bandat e Elbasanit.
“Rama e sheh qeverinë si një tortë ta ndaj me bandat. Ne do t’ia kthejmë vendin qytetarëve”, tha Basha nga Elbasani.
“Pas takimit u vonova pak sepse më thanë se kishte pasur një incident. Unë do të vazhdoj me axhendën time dhe nuk do të ndaloj sepse Shqipëria ka ndaluar boll për 8 vite. Kështu që më ndiqni.
Nuk ka shans që Edi Rama dhe bandat e tij ta mbajnë peng Elbasanin. Ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Verës”, tha Basha.
Nga ana tjetër Rama tha se me Bashën nuk ishte armik dhe se nuk kishte arsye përtej betejave dhe ballafaqimeve politike të ndodhte ai incident.
Ndërsa në një koment në Tëitter, Rama shkroi se ngjarja ishte ‘shembull i degradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut dhe Ilirit, që duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë!’
“Keqardhje e madhe për PD-në e kthyer në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë! Tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36”!
Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e biçikletave e ishte fshehur mes tyre!”, shkroi Rama.
Pas përplasjes, PD zbuloi emrat e mbështetësve të PS në Elbasan që u përfshinë në konflikt. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi listoi emrat e atyre që i cilësoi si element kriminal të ekipit të Ramës në Elbasan.
Lista emërore si vijon:
KELMEND YMER XHAFERRI, ka qënë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të policisë në Elbasan tek Tregu Ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë.
NINO, anëtar i krimit të organizuar.
MARSEL RROKAJ, anëtar i krimit të organizuar dhe djali i Agron Rrokës, drejtori i burgut Elbasan.
ERIS SKILJA, anëtar i krimit të organizuar.
NALDI METAJ (i njohur me pseodonimin BABALJA), anëtar i krimit të organizuar.
GËZIM RUSI, anëtar i krimit të organizuar.
Përplasje fizike Boçi –Luca
Incidenti i radhës u shënua këtë të enjte, kur kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Elbasan, Luçiano Boçi, është përplasur fizikisht me biznesmenin njohur Gjergj Luca në një lokal në Labinot.
Lidhur me rastin në fjalë është bërë ekspertiza mjekoligjore, por ende ekspertët nuk kanë dalë në një përfundim zyrtar. Ende nuk është e qartë se cila ka qenë arsyeja e përplasjes.
Boçi është i shtati në listën e Partisë Demokratike për Elbasanin.
Letra e presidentit
Një ditë më parë, Presidenti i Republikës Ilir Meta i është drejtuar me një letër zyrtare Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe Kuvendit për situatën e zgjedhjeve dhe për sulmin në zyrën e FRD.
Meta u shpreh në letër se “situata parazgjedhore është cënuar rëndë” në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
