Flash News

KRYESORE

Numërohen 75% e kutive në rang vendi, PD pëson rritje, por kryeson PS

Numërohen 75% e kutive në rang vendi, PD pëson rritje, por

Vijon ende procesi i numërimit të votave më 12 qarqe të Shqipërisë për të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve parlamentare 2021 dhe qeverinë që do të udhëheqë Shqipërinë në katër vitet e ardhshme.

Deri tani janë numëruar 3950 kuti nga 5199 në total në rang kombëtar.

Sipas të dhënave nga KQZ, Partia Socialiste kryeson me 48.74% të votave, ose 564370 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike dhe Aleanca për Ndryshim me 39.31% të votave ose 455163 vota dhe LSI me 6.85% ose 79265 vota dhe e katërta PDS-ja me 2.23%  ose 25855 vota.

Sipas projeksioneve PS ka siguruar deri tani 73 mandate dhe vijon të kryesojë, ndërsa PD ka 59 mandate duke pësuar një rritje të lehtë, LSI 5 mandate dhe PSD 3.

 

 

 

Të fundit